LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të ‘play-offit’ në konkurrencën e meshkujve në volejboll

Rezultatet e dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të ‘play-offit’ në konkurrencën e meshkujve në volejboll

Në ndeshjen e të martës, Peja mposhti si nikoqire Dritën me rezultat 3-1 në sete. Drita luftoi fuqishëm në setin e parë, të cilin arriti ta fitojë me epërsi të ngushtë 25-27, por insistimi i pejanëve u shpagua në setet pasuese.

Vendasit, të cilët mbyllën sezonin si liderë të Superligës A, treguan dhëmbët në vazhdim duke fituar tri sete rresht, pavarësisht përpjekjeve të gjilanasve për të bërë më shumë.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të ‘play-offit’, Luboteni mposhti si mysafir rivalin e fortë, Ferizajn, me rezultat 1-3. Këto dy ekipe kishin treguar formë gati identike përgjatë sezonit të rregullt, derisa i ndau vetëm një pikë në fund.


Ferizaj mbylli fushatën në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Luboteni në të tretin me 39. Sidoqoftë, ekipi mysafir ishte në nivel të detyrës në përballjen e së enjtes mbrëma, teksa fitoi setin e parë, të tretë dhe të katërt.

Ferizajasit dominuan bindshëm setin e dytë, por nuk arritën të mbanin nivelin e njëjtë në dy setet pasuese.

Ndeshjet e kthimit, të cilat përcaktojnë finalistët e ‘play-offit’ për vitin 2022, zhvillohen në fundjavë.

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori