Rexhepi tha se strukturat e sigurisë, duke përfshirë njësitet e xhandarmërisë dhe pjesëtarët e KFOR it kanë reaguar dhe kanë vënë gjendjen nën kontroll.

Gjendja është nën kontroll, por e tensionuar, tha ai dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe gjakftohtë.

Rexhepi tha se ka marrë garanci nga strukturat e sigurisë se prania e tyre do të jetë e shtuar gjatë këtyre ditëve në këto zona të ndjeshme në veri të qytetit, në mënyrë që të parandalohet eskalimi i situatës.

Gjithashtu Rexhepi apeloi tek qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm ashtu siç kanë qenë gjatë gjithë këtyre muajve pas shpalljes së pavarësisë, përkundër provokimeve me të cilat janë përballuar vazhdimisht.

Njëkohësisht ai shprehu falënderim për këtë qëndrim qytetërues, që ka ndikuar që gjendja të jetë e qetë dhe stabile, duke mos krijuar hapësirë për realizimin e skenarëve për destabilizimin e gjendjes. /qik/