Ish-drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Blerim Rexha ka reaguar pas përjashtimit të kësaj agjencie nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Rexha përmes një postimi në Fcebook, ka thënë se ky është një lajm i keq për të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjithë studentët e Kosovës.
“Se shkarkimi i të gjithë anëtareve të Bordit të Agjencisë dhe ushtruesit të detyrës ishte bërë pa bazë ligjore tani po e konfirmon edhe EQAR. Është për shumë keqardhje forma si Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi mundohet të arsyetoj veprimet e tij tendencioze dhe skandaloze para EQAR-it”, ka shkruar Rexha.
Postimi i plotë i tij :
AKA përjashtohet nga EQAR
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), dje me vendimi të Këshillit të Regjistrit, është përjashtuar nga Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education – EQAR), siç është cekur në vendimin e publikuar në ueb faqen EQAR-it. Ky është një lajm i keq për të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjithë studentët e Kosovës. Se shkarkimi i të gjithë anëtareve të Bordit të Agjencisë dhe ushtruesit të detyrës ishte bërë pa bazë ligjore tani po e konfirmon edhe EQAR. Është për shumë keqardhje forma si Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi mundohet të arsyetoj veprimet e tij tendencioze dhe skandaloze para EQAR-it. Agjencia e Akreditimit tani me staf të përgjysmuar, është gati para shpërbërjes ndërsa me këtë veprim po shkatërrohet i gjithë reputacioni, i ndërtuar me vite dhe me shumë mund, i të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë. Ndoshta ky ka qenë edhe synimi final i Ministrit Bytyqi dhe klikës së tij! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker