LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni i katërt industrial

Revolucioni i katërt industrial
Hashtag Revolution sign

Arlind Rama

Gjenialiteti njerëzor në kërkimin shkencor të së panjohurës ka ridimensionuar në shekuj përsiatjet shoqërore për të ardhmen. Një e ardhme e panjohur dhe shpesh e paimagjinuar më herët. Fenomen inspirues i këtij dimensioni socio-ekonomik është pa dyshim revolucioni industrial, një ndryshim në paradigmën teknologjike të prodhimit, me të cilin ekonomia globale përballet sot për herë ta katërt.


Revolucioni i parë industrial i vitit 1760 provoi se fuqia lëvizëse e motorit me avull mund të ndikonte thelbësisht eficiencën në proceset prodhuese nga sektori i bujqësisë në atë tekstil, duke provuar se rritja eksponenciale e rendimentit ishte e mundur. Revolucioni i dytë, ai i fillimshekullit XX, krahas avancimit teknologjik u shoqërua me shpikjen e elektricitetit, formave të hershme të telekomunikimit dhe industrializimin e proceseve, duke i dhënë udhë kështu prodhimit në masë dhe një etape të re në zhvillimin ekonomik botëror që u karakterizua nga urbanizimi i qyteteve dhe modernizimi i jetës në to. Revolucioni digjital pasoi në messhekullin XX kur kompjuterizimi dhe interneti u kthyen në normalitetin e ri të një bote që nuk do i ngjante më teknologjikisht dhe ekonomikisht asaj të disa dekadave më parë.

Kemi hyrë në erën e Revolucionit të katërt industrial. Ekonomitë më të mëdha në glob po garojnë ethshëm për të marrë drejtimin në fushën e robotikës, inteligjencës artificiale, dominancës kibernetike dhe zhvillimit të bankave gjenetike. Marrëdhënia e individit me edukimin ka hyrë në një fazë të re, ashtu si marrëdhënia e qeverive me biznesin, i rrjeteve sociale me të vërtetën apo i sistemit të vlerave konservatore me ato liberale. Konektiviteti konsiderohet si ankorë e politikës së jashtme, ndërkohë që rritja ekonomike po krijon gjithnjë e më shumë pavarësi nga burimet natyrore tradicionale. Ndërkohë, ekonomitë në zhvillim po përballen me sfidën e madhe për të mos humbur këtë momentum përcaktues për të ardhmen. Një sfidë që duhet fituar për të gjetur vend në mozaikun e ri ekonomik global, që po rikonfigurohet nga inovacioni si faktor determinist.

Në perspektivën e ekonomive në zhvillim të Evropës Juglindore, në funksion të ngritjes së një sistemi ekonomik në shërbim të nevojave të individit, solid dhe efecient në raport me konkurrencën ndërkombëtare, me rëndësi thelbësore mbetet kapitalizimi mbi resurset natyrore dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor që ato disponojnë. Përfitimi ekonomik nga resurset natyrore duhet të mbështetet në strategji të qarta veprimi për maksimizimin e vlerës së shtuar në sajë të proceseve eficiente përpunuese tipikisht me fokus afatmesëm, periudhë kohore kjo që lejon rishikimin efektiv të politikave administruese të tyre si e mirë publike.

Rikonceptimi i sistemor arsimor parauniversitar e të lartë dhe rishikimi i kurrikulave akademike në të gjitha nivelet në përputhje me dinamikat e kërkesës në tregun ndërkombëtare të profesioneve, përbën një parakusht që këto ekonomi të mund të ndërtojnë në mënyrë organike avantazhet konkurruese afatgjata që sjell zhvillimi sistematik i kapitalit njerëzor në një shoqëri. Sigurisht, këto procese kërkojnë vizion të qartë strategjik, por me po aq rëndësi janë edhe planet e veprimit të qarta në çdo nivel institucional përgjegjësie.

Në vetëdijen se avantazhet konkurruese të rajonit tonë në raport me ekonomitë e mëdha në rritje nuk mund të bazohen në logjikën e numrave të mëdhenj, cilësia dhe ekselenca mbeten domenet kur vëmendja institucionale duhet të bazohet për të arritur standardet e tregjeve ku aplikohet etaloni i revolucionit të katërt industrial. E parë kështu, konkurrenca mes veti për më shumë territor në tregtinë rajonale nuk duhet të largojë theksin nga prioriteti strategjik i pranuar për t’u bërë pjesë e zinxhirit ndërkombëtar të vlerës në industri të ndryshme, ndër të cilat shërbimet e teknologjisë së informacionit duket se janë dhe do të mbeten alternativa e së ardhmes.

E parë në kontekstin sistemik të ekonomisë, korporatat me kapital vendas e të huaj që operojnë në rajon duket se ende nuk kanë marrë nivelin e nevojshëm të përgjegjësive sociale për t’u konsideruar aktorë ndryshimi pozitiv në akomodimin e një të ardhmeje teknologjike që duket se nuk do vonojë për të ndikuar tregun e punës dhe prirjet konsumatore. Mungesa e departamenteve të dedikuara të kërkimzhvillimit me fokus akomodimin e dinamikave socio-ekonomike ndërkombëtare, naiviteti në të kuptuarin e përgjegjësive sociale reale të tyre dhe joshja e gjithëkohshme për t’u përqendruar në afatshkurtër, duket se janë elemente risku që përtej modelit të biznesit ndikojnë negativisht në sinergjinë e nevojshme publike-private për zhvillim socio-ekonomik. Angazhimi i potencialit ekonomik të pashfrytëzuar në zonat rurale përbën një resurs kombëtar me rëndësi për të ruajtur ritmin e rritjes së ekonomisë dhe integralizimin e burimeve të disponueshme në funksion të saj.

Revolucioni i katërt industrial duket se do i kategorizojë ekonomitë e vendeve mbi bazën e logjikës algoritmike të inteligjencës artificiale, ku gjithçka klasifikohet në 1 dhe 0.

Në trend

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori