LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni Industrial shumicën e bëri me bel të trashë, Revolucioni i Djersës me mendje të trashë: Ekonomia budallaqe!

Revolucioni Industrial shumicën e bëri me bel të trashë, Revolucioni i Djersës me mendje të trashë: Ekonomia budallaqe!

Harold James

Shumica e diskutimeve mbi marshimin e robotikës dhe inteligjencës artificiale janë përqendruar në mënyrë të kuptueshme mbi frikën e humbjes masive të vendeve të punës. Por, implikimet e këtyre teknologjive janë në fakt shumë më të tmerrshme. Ne jemi prurë në grykë të një transformimi evolucionar alarmues, jo vetëm për kapacitetet njerëzore, por edhe për individualizmin e njeriut.

Historia na jep vetëm një udhërrëfyes të pjesshëm për të ardhmen e pasigurt me të cilën përballemi. Ajo që ne dimë nga Revolucioni Industrial i parë është që teknologjitë e reja mund të ndryshojnë në mënyrë themelore njerëzit dhe speciet e tjera. Çelësi për këtë proces, sipas historianit të madh të kësaj epoke, Tony Wrigley nga Universiteti i Kembrixhit, ishte zëvendësimi i energjisë mekanike të njerëzve dhe të kafshëve me forma më produktive, të tilla si qymyri dhe energjia fosile.


Që të jemi të qartë, zhvlerësimi në shkallë të gjerë i muskujve të njeriut nuk ndodhi menjëherë. Fillimisht, shumë punë të rënda – përfshirë në minierat e qymyrit, apo krijimi i prodhimeve ndërmjetëse në punishte – sërish kërkoi mund të stërmadh fizik. Por, pas rreth dy shekujve, fuqia fizike është rrallë herë e kërkuar.

Gradualisht, natyra bazë e punës ka ndryshuar. Nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, fermerët punojnë me traktorë, e madje edhe minierat e qymyrit janë në përgjithësi të mekanizuara. Ka pak njerëz në ekonomitë e zhvilluara të cilët vijojnë të fitojnë të ardhura nga djersa e ballit.

Edhe fizionomia njerëzore ndryshoi, veçanërisht kur potenciali i plotë i Revolucionit Industrial u realizua. Stile jetese sedentare prodhuan njerëz dukshëm të ndryshëm. Beli u zgjerua ndërkohë që dietat që më parë ishin të shëndetshme, të nevojshme për të ushqyer sprovimin masiv fizik, u bënë gjithnjë e më të pashëndetshme.

Disa njerëz i panë këto ndryshime dhe u shqetësuan për to. Një minorancë në rritje filloi të kryejë aktivitet intensiv fizik, jo nëpër fusha apo fabrika, por në mjedise të kohës së lirë. Djersa në ballin e dikujt nuk lidhet më me punën produktive, por me konsumin – shpesh, konsumin për dukje. Palestrat u bënë burime të reja të bashkësisë. Ndërsa punonjësit filluan të stërviten së bashku, punëdhënësit largpamës filluan të shohin aktivitete të tilla si burim i çmuar i mirëqenies fizike dhe mendore.

Revolucioni Industrial u udhëhoq nga aktiviteti mendor. Një mënyrë tjetër e të menduarit për të është edhe “revolucioni i djersës“, një term i zhvilluar nga Jan De Vries i Universitetit të Kalifornisë në Berkli, Joel Mokyr nga Universiteti Northuestern dhe nga Universiteti i Tel Avivit, si dhe nga historianë të tjerë. Në këtë revolucion të djersës, grupe të ndërlidhura novatorësh konkurrojnë me njëri-tjetrin për të hartuar zgjidhje për problemet ekzistuese, gjë që sjell një rreth të virtytshëm.

Por, duke vendosur një shpërblim më të lartë mbi përpjekjet mendore ndërkohë që rutinat fizike bëhen të dobëta, transformimi përgjatë tri shekujve të fundit i dha njerëzve më shumë mundësi për të menduar. Ndërsa, inteligjenca kolektive e njerëzimit u rrit në lartësi të reja, u shfaq edhe ëndrra për perfeksion të njerëzimit. Por siç e dimë tashmë, kjo ishte një iluzion. Niveli i arritjes intelektuale që erdhi nga Revolucioni Industrial mund të rezultojë të jetë rrafshnaltë dhe jo një majë.

Revolucioni teknologjik aktualisht në rrugë e sipër po gjeneron një zëvendësim të një lloji të ri. Shumë detyra që më herët kërkonin inteligjencë njerëzore – të tilla zi bërja e lidhjeve dhe hartimi i ndërhyrjeve; riorganizimi; gjurmimi i implikimeve që krijohen nga ngjarje kompelkse – tashmë po bëhen më mirë nga aplikimet e inteligjencës artificiale. Pavarësisht nëse puna është skanimi i mijëra faqeve të kontratave ligjore për të gjetur inkonsistenca, apo për të bërë vlerësime radiologjike, një algoritëm tashmë mund ta bëjë punën më mirë dhe me më pak kosto. Shpejt, kjo do të jetë e vërtetë edhe për drejtimin e një automjeti.

Në të njëjtën kohë, ekonomiksi modern i sjelljes ka treguar se mendimi njerëzor mund të vendosë elementë irracionalë në një proces që në kushte të tjera do të ishte i thjeshtë. Kërkimi po kryhet për të zbuluar dhe kontrolluar karakteristikat e mendjes njerëzore që mund të prodhojnë rezultate çorientuese, joproduktive apo joefikase. Qartazi, faza e ardhshme e perfeksionit të njeriut do të na kërkojë ne të heqim dorë nga të menduarit të pavarur dhe nga të gjykuarit gjithashtu.

Inteligjenca artificiale dhe automatizimi kanë pasoja të qarta për punësimin. Por, ato do të prekin gjithashtu edhe mendjen njerëzore. Vendet e punës së të ardhmes, shumica e tyre në sektorin e shërbimit, do të kërkojnë një set të ri aftësish, veçanërisht aftësi ndërpersonale të aplikimeve të robotikës – të tilla që as Siri apo Alexa nuk mund t’i japin. Aftësia për të kryer llogaritje komplekse apo analiza të sofistikuara do të jetë shumë më pak e rëndësishme.

Problemi është se shumë aktivitete të vjetra – qoftë dhënia e një makine në kushte të vështira në një rrugë malore apo trajtimi i një çështjeje ligjore komplekse – janë burime të plotësimit të shumë njerëzve, për shkak se ato ofrojnë mundësitë për t’u përballur me sfida të vështira që kërkojnë motivime instiktive. Shpejt, këto aktivitete, të tilla si plugimi i një fushe mesjetare mund të humben përgjithmonë.

Akoma më keq, ka prova të shumta që tregojnë se njerëzit mund të kenë arsye për të kërkuar punë që kërkojnë mundim mendor dhe për të mos hyrë në një jetë me shumë kohë të lirë. Rezulton se nëse nuk ke nevojë të mendosh rregullisht, kjo nuk është as e këndshme dhe as e mirë. Përkundrazi, kjo ka tendencën të krijojë shëndet të dobët mendor dhe fizik dhe të përkeqësojë cilësinë e jetës.

Eliminimi i detyrave të shumta konjiktive që ne kemi aktualisht ka pasoja alarmuese për të ardhmen. Njësoj si Revolucioni Industrial bëri shumicën e njerëzve fizikisht më të dobët, revolucioni në inteligjencën artificiale do të na bëjë ne kolektivisht më të ngathët. Përveç beleve të trasha, ne do të kemi edhe mendje të trasha. Kjo nuk është ekonomia, budalla, kjo është ekonomia budallaqe. Sakaq, bankat qendrore po eksplorojnë me urgjencë mundësinë për të thjeshtëzuar deklaratat e tyre për një publik gjithnjë e më pak të sofistikuar.

Budallallëku në masë do të krijohet nga teknologjia. Por, njësoj si me kultin e fitnesit fizik që u zhvillua gjatë Revolucionit Industrial, një teknologji e re e stërvitjes së inteligjencës me gjasa do të shfaqet për të trajtuar përkeqësimin mendor. Dëgjimi i dikujt që ndërton një argument logjik do të bëhet burim ekskluziv kënaqësie estetike dhe dallimi. Veprat “e vështira” të literaturës apo arteve pamore do të bëhen një formë gjithnjë e më tërheqëse e konsumit për dukje.

Megjithatë një pjesë e kësaj duket thellësisht e pakëndshme. Është mjaftueshëm keq të dëgjosh njerëzit që mburren mbi përgatitjen e tyre fizike. Por mburrja për inteligjencë superiore do të jetë shumë më keq. Nevoja për të provuar veten si një relike qëndrestare e supermacisë së vjetër njerëzore nuk do të kërcënojë vetëm të mirën e përbashkët por edhe humanizmin tonë të përbashkët. /Project Syndicate/reporter.al/

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori