Revolucion i thellë te Arsenali: Shtatë lojtarë pritet të largohen nga Emirates

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thuhet se dëshiron të bëjë disa përmirësime për një numër pozicionesh këtë verë dhe Edu planifikon ta lehtësojë këtë me shtatë lojtarë që janë në listën e largimeve. Ka qenë një edicion ëndërrues për Topçinjtë deri më tani, pasi ata janë në krye të Ligës Premier me vetëm 10 ndeshje të mbetura.
Manchester City është tetë pikë prapa me një lojë më pak dhe një ndeshje të madhe në krye të tabelës që vjen në fund të prillit. Për Arsenalin, plani afatgjatë i transferimeve për të investuar në lojtarë të rinj të talentuar ka bërë mrekulli deri më tani.
Të tillë si Aaron Ramsdale, Ben White, William Saliba, Martin Odegaard dhe Gabriel Martinelli kanë dëshmuar të gjithë se janë blerje të qëlluara, ndërsa Bukayo Saka e ka vendosur veten si një nga talentët më të mirë të Arsenalit i dalë nga akademia.
Arsenali e ka përballuar mirë situatën pa Gabriel Jesus në krye të sulmit për disa muaj, por Topçinjtë përndryshe i kanë shpëtuar çdo goditjeje tjetër serioze. Ekipet si Chelsea dhe Liverpool nuk kanë qenë aq me fat dhe pozicioni i tyre në tabelë është pjesërisht për shkak të krizës së lëndimeve që të dy kanë pësuar këtë sezon.
Sipas The Sun, dëshira e Artetës për të forcuar skuadrën e tij është kryesisht për shkak të rikthimit të afërt të Arsenalit në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Dhe raportimi bën të ditur se The Gunners do të kërkojnë të lirojnë fonde duke dëgjuar ofertat për shtatë lojtarë.
Nënshkrimi rekord i klubit, Nicolas Pepe, nuk është pjesë e planeve të Artetës në Emirates dhe Arsenali dëshiron të largojë anësorin këtë verë. Por, pretendohet se klubi mund t’i duhet të paguajë ‘të paktën një pjesë të nëntë milionë eurove që i detyrohet ende lojtarit nga kontrata e tij’ me mungesë interesi nga klubet e tjera.
Shumica e lojtarëve që aktualisht janë në huazim do të vihen në dispozicion për shitje edhe këtë verë me klubin që shpreson të mbledhë disa fonde duke shitur Ainsley Maitland-Niles, Albert Sambi Lokonga, Nuno Tavares, Pablo Mari, Cedric Soares dhe Alex Runarsson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës