Akademia KULT ashtu si çdo vit tjetër ka bërë përzgjedhjen e nominimeve për kategoritë e ndryshme nga fusha e artit dhe letërsisë.

Njëra ndër kategoritë që prezantohet në këtë mbrëmje është edhe çmimi për “Këngën më të mirë të vitit 2017”.


Në këtë listë, nuk e ka gjetur këngën e saj “Ma thuaj ti” këngëtarja Rozana Radi, e cila me këtë këngë fitoi vitin e kaluar festivalin “Kënga Magjike”.

Ajo ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, ku ka nënvizuar faktin se si ka mundësi që një mbrëmje serioze e ndarjes së çmimeve artistike, të mos e fusë as në listën e nominimeve këngën e saj me vlera.

"Po shikoja nominimet per "Kenga e vitit 2017" nga Akademia KULT! Jam shume kurioze te dija mbi cfare kriteresh i zgjedhin kenget e nominuara ne kete kategori?!!!! Kengen fituese te Kenges Magjike "Ma thuaj ti " nuk po ma shohin syte!! Shikoni ju se ndoshta e kam pare gabim. KENGA E VITIT - - ALBAN SKENDERAJ - “UNE & TI” - ARILENA ARA - “NENTORI” - FRANC KORUNI – “I SHKRETI MBRET” - LINDA HALIMI – “BOTE” - SONI MALAJ – “PER VETE ME MBAJ” - VLASHENT SATA – “ERDHI DITA Suksese te kengetareve por ka disa kenge ketu qe nuk i njoh! Ndoshta jam gabim por mos ja hani hakun artiseve e mos beni si Franceze. Mos se do zbuloheni keq. Akademia Kult kam pershtypjen qe duhet te ndjeke me me vemendje kompeticionet. PS: Mos luani bixhoz me artin e te tjereve se eshte e turpshme!", (sic.), ka shkruar Rozana Radi në Instagram. /Telegrafi/