Musa Sabedini
Gazetarët në Kosovë dhe gjetiu, nuk kanë asnjë arsye të merakosen për nenet e ligjet qeveritare, sepse për ta parësore dhe obligative në fushën profesionale mbetet zbatimi i kodit të etikës, si parakusht për të shmangur çfarëdo pasoje ligjore në punën e tyre.
I kam përcjell me interesim reagimet dhe komentet rreth dy neneve që Ministria e Drejtësisë tentoi t`i vë në funksion, për të dënuar të gjithë ata gazetarë e media që do të shpifnin kundër krerëve institucionalë.
Natyrisht që ishte brengosëse mënyra për të arritur deri tek një iniciativë e tillë, por për mua mbetet shqetësuese frika e panevojshme e gazetarëve dhe kolegëve të mi.
Pse e tërë kjo frikë dhe pse i tërë ky merak i panevojshëm. Gazetarët e mirë dhe ata që e duan dhe kanë investuar në këtë profesion, nuk kanë frikë asnjëherë, as nga fyerjet, as nga shpifjet e as nga kërcënimet. Jam shumë i sigurt se gazetarët e mirë bëjnë të pamundurën për të përcjellë ngjarjet në mënyrë profesionale dhe për të qenë të aftë e të përgatitur për t`u përballur me sfida të shumta.
Gazetaria e mirë dhe profesionale mund të zhvillohet pa asnjë problem, kuptohet vetëm duhet durim për të balancuar të gjitha faktet dhe argumentet e palëve. Tani qytetari e, në këtë rast lexuesit tanë, po vetëdijesohen çdo ditë dhe po e kuptojnë rolin e medias dhe rolin që gazetari ka në shoqëri.
Por, ende ka të atillë që me çdo kusht mundohen të pengojnë punën e gazetarëve, qoftë duke i fyer, kërcënuar e shantazhuar në mënyra të ndryshme. Data 3 maj 2017 nuk duhet të shënohet vetëm si datë e lirisë së medias, po mbi të gjitha, kolegët e mi duhet të jenë më solidarë me njëri-tjetrin, duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin.
Nuk duhet harruar se kur gazetarët profesionistë punojnë me hile dhe tentojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin, atëherë shtrati i krimit dhe i kriminelëve të fushave të ndryshme e ka shumë të lehtë të gjejë vendin e duhur.
Pra, rrezik dhe krizë për mediat profesionale dhe gazetarët e të gjithë sektorëve mbetet respektimi i etikës dhe i kodeve të saj. Etika nuk duhet të jetë “saç” mbi kokë për mediet, por udhëzues dhe udhërrëfyes i shëndoshë për të shmangur dëmet ligjore.
Personalisht shumë më sfiduese për mua do të mbetet ballafaqimi eventual me ndonjë paditës në KMSHK sesa në Gjykatë. Gjykatat janë ashtu siç janë dhe asnjëherë nuk e kanë mbrojtur punën e gazetarëve. Dhe krejt ky inercion i gjykatësve vije nga fakti i një perceptimi të gabuar ndaj medieve. Gjykatat dhe gjykatësit ende mendojnë se politikanët, qeveritarët, zyrtarët e të gjitha kategorive janë të paprekshëm. Në fakt interesi publik dhe interes për publikun mbetet çdo figurë publike që paguhet nga taksapaguesit. Kuptohet mediet kanë obligim të zbulojnë vetëm të vërtetën dhe faktet.
Dëmet ligjore që mund të shkaktohen nga raportimi gazetaresk, kryesisht vijnë nga raportimi për gjykatat, raportimi për krimet e rënda, fatkeqësitë, aksidentet, zjarret, vrasjet, dhunimet, prostitucioni, kontrabanda, korrupsioni etj.
Mos të harrojmë një fakt se tani, me daljen në skenë të shumë portaleve dhe shfrenimit ekstrem të rrjeteve sociale, pak ka mbetur të dihet se kush po bënë gazetari e kush po bënë “argatllëk” ditor.
Mediet dhe vet gazetarët duhet të jenë sa të lira aq edhe të përgjegjshme ndaj punës së tyre. 3 Maji duhet të shfrytëzohet pikërisht për të ndërgjegjësuar botuesit e shumtë, të cilët ende i shfrytëzojnë gazetarët sikur të ishin robër. Ka shumë gazetarë, fatkeqësisht, që ende punojnë pa kontrata pune, ka shumë gazetarë e gazetare që nuk gëzojnë as minimumin e të drejtave të garantuara në kontratat e tyre eventuale.
Pra, ngritja e kapaciteteve profesionale, shkollimi dhe vetëdijesimi i gazetarëve për të ditur më shumë rreth respektimit të etikës, do të duhej të ishte primare për mekanizmat që merren me të drejtat e gazetarëve.
Nuk e neglizhoj tendencën e cilësdo qeveri apo ministri, që edhe në të ardhmen të tentojë të kontrabandojë nene famoze, por qenësore për gazetarët është respektimi i etikës, sepse vetëm në këtë mënyrë gazetarët do të kenë më pak punë me gjykatat.
Ndershmëria është kategori e cila kërkohet në mënyrë ultimative nga gazetarët. Vetëm një gazetar i ndershëm e ka integritetin e plotë dhe opinioni i beson posaçërisht atij nëse e shpreh mendimin e vet lidhur me çështje e ngjarje të rëndësishme.
Mediat duhet të jenë të lira nga çdo ndërhyrje politike dhe ekonomike gjatë punës së tyre për të informuar publikun. Ndërsa gazetarët në përgjithësi duhet të çlirohen nga frika, lakmia, servilizmi dhe vetë censura.
Gazetarët duhet t`u mbesin besnikë përgjegjësive profesionale, duke respektuar parimet e saktësisë, korrektësisë dhe objektivitetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?