Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mëngjesin e së martës kanë shkaktuar disa vërshime në Hajvali të Prishtinës.

Disa kompani në Hajvali janë dëmtuar, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë intervenim nga Komuna e Prishtinës. Kështu ka thënë për Telegrafin, Valon Fetahu, pronar i “Green Steam”.


Ai ka thënë se që nga ora 08:00 kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës që të ketë ndonjë ndërhyrje, por që deri tani nuk ka ndërhyrë askush.

105604128 2693282397567574 670991221844947884 n

Fetahu pohoi se këto vërshime kanë ndodhur edhe për shkak të një problem me kanalizim që ka pasur kjo pjesë.

"Ka vërshime prej orës 08:00, askush ende nuk ka ardhur, uji ka hy brenda kemi dëme të mëdha, nuk jemi duke punuar, ka dëme edhe në pajisje. Që disa ditë një kompani private e ka marrë tenderin për të rregulluar shtratin e kanalizimit, por nuk e ka rregulluar ende edhe shiu që ka rënë sot ka bërë dëme”, tha Fetahu.

105490763 263785604953756 6241589637502381137 n

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet do të vazhdojnë gjatë tërë ditës së sotme por edhe mëngjesin ditës së mërkurë./Telegrafi/

105048525 1752758051530698 6248831657814860416 n

105003408 570630870290475 1868804667753251014 n

105397440 569334503775989 147974470969465722 n

105541137 2678719165739315 6790301988641325795 n