Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pandërprerë dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit.

Disa kryqëzime rrugësh në lagjet 1, 18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet.

Sikurse shihet edhe nga pamjet rrugët janë të përmbytura totalisht ndërsa qytetarët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nëse nuk do jenë të pajisur me çizme kundër ujit. /TCH/