Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.
Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni "Tirana Ime" ose të telefonojnë në numrin 112.
“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje. Ju lutem, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni "Tirana Ime" ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























