LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Për herë të parë lamë jashtë ndikimin e Listës Serbe në formimin e institucioneve

Reshitaj: Për herë të parë lamë jashtë ndikimin e Listës Serbe në formimin e institucioneve

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj pas përfundimit të seancës për zgjedhjen e Presidentes, ka thënë para mediave se për herë të parë në histori të vendit kanë lënë jashtë ndikimin e Listës Serbe në formimin e institucioneve.

“Unë isha sot pjesë e kësaj seance, pjesë e opozitës së bashku me një pjesë të LDK-së, dhe mund ta them me shumë bindje që për herë të parë në histori të vendit kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit Kemi dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm që jemi ne ata që vendosim për vendin tonë”, u shpreh Reshitaj.

E pyetur nga gazetarët se a është përjashtuar nga partia pas vendimit të saj për të marrë pjesë në këtë seancë, Reshitaj u shpreh se “Jam pjesë e AAK-së, jam nënkryetare e partisë. Ende nuk është mbledh kryesia e partisë për të marrë ndonjë vendim”.


Tutje ajo shtoi se në rast se do të përjashtohet nga partia do të qëndroj deputete e pavarur.

“Nuk besoj që do të vie deri tek përjashtimi, por do të qëndroj deputete e pavarur”, tha Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori