Nga dita e premte në Kosovë janë konfirmuar mbi 110 raste me COVID-19, numër ky mjaft shqetësues pas lirimit të masave. Komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Prishtinës janë vatrat me numrin më të madh të deritanishëm me 196, përkatësisht 168 raste.
Për këtë shefi i qeverisë kishte paralajmëruar rikthim të masave, megjithatë ministri i Shëndetësisë të dielën ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. E, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi thotë për KosovaPress se në rast të mos respektimit të rekomandimeve të IKShP-së, masat restriktive duhet të rikthehen.
Pasditen e së premtes i pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti në një konference për media kishte bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, meqë sipas tij situata është alarmante.
Ai madje kishte paralajmëruar rikthimin të masave.
“Situata është alarmante, nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar të kthejmë masat që kanë qenë më herët, për të mbrojtur jetën e qytetarit. Unë bëj apel te secili qytetar që të na ndihmojnë ta kalojmë sa më lehtë këtë. Ky rezultat i shkëlqyeshëm që është arritur me institucionet shëndetësore, mos ta gjuajmë poshtë tani me pakujdesinë”, u shpreh Hoti.
Pavarësisht deklaratës së shefit të tij të ekzekutivit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Veç se ai të dielën bëri të ditur se ditëve në vijim do të ketë testime masive.
“Për të gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë që mos të kemi rikthim të masave, edhe në logjikën edhe në punën tonë ne nuk do të kemi rikthim të masave. Ne dëshirojmë të ecim para me hapja të reja edhe t’ia mundësojmë edhe qytetarëve të vendit aktivitetet e tyre sidomos në këtë pjesën verore. Ju e dini që tash mërgata është në vlugun më të madh të ardhjes së tyre, qoftë përmes rrjeteve tokësore, edhe tash duhet të shohim mundësitë edhe përmes asaj ajrore. Ngritja e kapaciteteve do të ndodhë në ditët në vijim. Dje e kemi pasur një mobilizim të pamohueshëm të të gjitha inspektorateve”, u shpreh ai.
Numrin e madh të rasteve ditëve të fundit me koronavirus, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e sheh me shqetësim, meqë sipas Albena Reshitajt, Kosovës i duhet më së paku numër aq i madh i rasteve të prekur nga kjo pandemi.
“Shpreh shqetësim për numrin e të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit, dhe paralajmërim për një rrezik të mundshëm të rritjes së numrit të të infektuarve dhe shqetësimi im qëndron edhe në mundësitë apo kapaciteteve e mangëta që i kemi si institucione shëndetësore në vend për një fluks të ri të rritur apo për përkeqësim të situatës të pacientëve që infektohen me COVID-19”, tha Reshitaj.
Reshitaj për KosovaPress tha se nevojitet një vigjilencë më e madhe për të monitoruar të gjitha institucionet publike e private. Në rast se rekomandimet e IKShP-së nuk gjejnë zbatim, ajo konsideron rikthimin e masave.
“U bëj thirrje institucioneve qendrore në respektim të masave të rekomanduara nga IKSHP, përndryshe nëse nuk do të ketë një respektim të tillë, do të duhet të rishikohet një plan i rikthimit të masave. Sepse ne ka muaj që po themi që të mos i japim virusit këmbë, ne i kemi dhënë krahë virusit. Dhe është shqetësuese sepse mund të kemi pasoja që nuk e di nëse do të arrijmë si shtet t’i përballojmë”, tha Reshitaj.
Reshitaj ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të ftojnë ministrin e Shëndetësisë për raportim në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për të parë se si po menaxhohet kjo gjendje nga ky dikaster.
Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilat kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19. Deri më tani janë konfirmuar 1,437 raste, prej tyre 928 janë shëruar. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025