Republika Çeke e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Kroacisë - Schick shënon përsëri

Është mbyllur pjesa e parë në Hampden Park të Glasgow mes Kroacisë dhe Republikës Çeke.
Në një ndeshje shumë të fortë, kanë qenë çekët që kanë kaluar në epërsi në 45 minutat e para të kësaj sfide.
Por për ta parë golin e parë në këtë sfidë, u desh të pritej minuta e 37-të e ndeshjes dhe atë nga penalltia.
Në fakt në minutën e 35-të, Dejan Lovren goditi me brryl sulmuesin çek Patrick Schick dhe gjyqtari akordoi penallti.
Schick u tregua i saktë nga pika e bardhë duke kaluar çekët në epërsi.
Për sulmuesin e Bayer Leverkusen ky ishte goli i tretë këtë kampionat. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































