Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë ndarë 20 shtretër të rinj për Spitalin e Gjilanit, të cilët janë vendosur në reparte të ndryshme, duke zëvendësuar të vjetrit, për të ofruar qëndrim më të rehatshëm tek pacientët që kërkojnë trajtim mjekësor.
Në njoftimin për media të QKUK thuhet se 12 prej tyre, janë vënë në dispozicion të Pavijonit të Hemodializës, kurse të tjerët në Kujdesin Intensiv të Kirurgjisë e Gjinekologjisë dhe në Repartin e Neurologjisë.
Drejtori i Spitalit, Nisret Hajrullahu, thotë se shpërndarja e shtretërve të rinj është bërë në bazë të prioriteteve.
“Kishim nevojë jashtëzakonisht të madhe për një lloj të shtratit të tillë që kemi marrë. Jemi fokusuar që shfrytëzueshmëria të jetë sa më e madhe. Kështu që, kemi vendosur që t’i japim prioritet Repartit të Hemodializës, ku çdo ditë vijnë pacientë dhe shfrytëzohet në mënyrë shumë racionale”, thotë Hajrullahu.
Duke folur për shtretërit, internisti Durgut Ademi thotë se pacientët janë të kënaqur dhe furnizimi me ta ka qenë i domosdoshëm.
“Ka qenë nevojë emergjente furnizimi i repartit me shtretër të rinj, duke pasur parasysh që Reparti i Hemodializës ka disponuar një inventar shumë të vjetër. Në anën tjetër, duke pasur parasysh se në këtë repart duhet t’i iket kontaktit me agjentë infektivë, ka qenë shumë imediate furnizimi me këta shtretër”, pohon Ademi.
Reparti i Dializës ka 20 shtretër dhe ofron shërbime 24 orë. Aktualisht, në Spitalin e Gjilanit, trajtohen 60 pacientë, ndërsa gjatë verës numri rritet, pasi që aty marrin tretman edhe raste nga diaspora.
Refik Koprani, i shtrirë në Repartin e Hemodializës, ku kalon pjesën më të madhe të ditës tash e disa vjet, thotë se shtrati i ri është shumë i përshtatshëm.
“Kush i ka sjell nuk e di, këtë e përshkruaj si një shërim timin, po ju them drejt. Shtretërit e vjetër kanë qenë katastrofë. Me këta jemi tepër të kënaqur. Trupi po pushon, kur po bjen, po din ku po bjen. Qysh të kesh dëshirë e lëviz. Unë kam qenë në Tiranë, ama këta shtretër që i kanë sjell këtu janë shumë më të mirë”, thekson Koprani.
Pacientja tjetër Naxhije Gërbaci, ndërkaq, ka bërë një krahasim të shtratit të ri me të vjetrin.
“Shumë mirë tash, i butë për merak, kah po dojmë po e çojmë”, thotë Gërbaci.
Pos qytetarëve të Gjilanit, në këtë repart trajtohen edhe pacientë nga Komuna e Vitisë dhe Kamenicës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker