Me rënie të temperaturave, por edhe me reduktimin e ngrohjes shfaqen këto katër sëmundje!

Përveç viruseve dhe baktereve të cilat po qarkullojnë këto ditë nëpër kolektive, disa sëmundje dhe ftohje mund t’i merrni për shkak të kohës së ftohtë
Edhe kjo ndodh për shkak të një arsyeje të thjeshtë!
Koha e ftohtë dobëson trupin tonë, gjë që pengon sistemin tonë të imunitetit të luftojë kundër sëmundjeve dhe të funksionojë normalisht, transmeton Telegrafi.
Këto janë katër gjendje shëndetësore të cilat, nëse nuk shërohen në kohë, mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha:
1. Mpiksja e gjakut
Ndryshimet e papritura të temperaturës shkaktojnë stres të nxehtësisë për trupin dhe ai duhet të “punojë” më shumë për të ruajtur temperaturën e tij konstante. Hulumtimet kanë treguar që kjo rrit shfaqjen e ngjizjes së gjakut gjatë dimrit.
Autorët e studimit, nga një spital në Nice, Francë, sugjerojnë se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes gjatë dimrit mund t’i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj mpiksjes së gjakut, si dhe ngushtimit të enëve të gjakut.
Këto janë shenjat e mpiksjes së gjakut:
▪ dhimbje ose ndjeshmëri
▪ lëkurë që është e ngrohtë në prekje
▪ skuqje ose njollë e lëkurës
2. Gripi
Sezoni i gripit ka filluar me të madhe dhe dihet mirë që ai rritet me ardhjen e motit të ftohtë. Virusi i gripit bartet nëpërmjet piklave të nxjerrja nëpërmjet teshtitjes dhe kollitjes. Pasi virusi infekton një person, duhen 1-2 ditë që të shfaqen simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, kollë e thatë, hundë të mbytur, temperaturë, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, humbje oreksi dhe dobësi të përgjithshme të trupit.
Gripi përkeqësohet në muajt e dimrit dhe moti i ftohtë mund të përkeqësojë simptomat e tij të zakonshme, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të një ftohjeje shumë të keqe, e cila përfshin një temperaturë mbi 38 gradë Celsius.
3. Astma
Moti i ftohtë është posaçërisht i rrezikshëm për njerëzit të cilët vuajnë nga astma. Para së gjithash, për shkak të temperaturës së ulët, ftohjes dhe gripit, lagështisë dhe mykut, mund të shkaktojë sulme astme, madje edhe të çojë në ngufatje. Kjo zakonisht pasohet me inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, kollë, frymëmarrje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që astmatikët të kenë gjithmonë një inhalator, ose një pompë dhe një shall, të cilat do të ngrohin ajrin e ftohtë para se ta merrni frymë. Gjithashtu, duhet të shmangin dhomat e çrregullta, të ftohta dhe të lagështa.
4. Sulmi në zemër
Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj motit të ftohtë kanë probabilitet më të lartë të përjetojnë sulmin në zemër, tregoi një studim i fundit. Studiuesit suedezë nga Universiteti Lund në Suedi zbuluan se numri mesatar i sulmeve në zemër në ditë ishte dukshëm më i lartë kur moti ishte i ftohtë në krahasim me motin e ngrohtë.
Rreziku i sulmit në zemër mendohet të jetë më i lartë në mot të ftohtë, sepse trupi reagon ndaj të ftohtit duke ngushtuar enët sipërfaqësore të gjakut. Kjo zvogëlon nxehtësinë e lëkurës dhe rrit rrjedhjen e gjakut nëpër arterie. Trupi gjithashtu fillon të dridhet dhe rrahjet e zemrës rriten për t’ju ngrohur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët