Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës, të luajtura në Prishtinë e në Klinë.

Ballkani ka bërë sërish hap fals, duke barazuar në kryeqytet, pasi nuk ka arritur me shumë se një pikë ndaj Flamurtarit.


Kjo gjë i jep hapësirë Dritës të distancohet, por edhe Prishtinës të ofrohet në pozitën me parë.

Screenshot 13

Drita ka 46 pikë, aq sa ka edhe Ballkani si i dyti, ndërsa Prishtina me 44 pikë zë vendin e tretë.

Kampioni në fuqi Feronikeli ka arritur ta mposhtë Dukagjinin në Klinë, ku me dy gola në epërsi ka marr një fitore më meritë.

Screenshot 12 1

Me këtë fitore Feronikeli është gjashtë pikë pas vendit të parë me 40 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app