Përafërsisht katër shekuj, qëkur Paqja e Uestfalisë në 1648 i dha fund Luftës në Evropë, koncepti i sovranitetit – e drejta e vendeve për një ekzistencë të pavarur dhe autonomi – ka formuar thelbin e rendit ndërkombëtar. Dhe, për një arsye të mirë: siç kemi parë shekull pas shekulli, përfshirë këtë aktualin, një botë në të cilën kufijtë shkelen me forcë është një botë e destabilitetit dhe konfliktit.
Por, në një botë të globalizuar, një sistem operacional global i mbështetur vetëm në respektimin e sovranitetit – ta quajmë Rendi Botëror 1.0 – është bërë gjithnjë e më i papërshtatshëm. Pak gjë mbetet lokale tashmë. Thuajse gjithkush dhe gjithçka, nga turistët te terroristët, refugjatët deri te emailet, sëmundjet, dollarët dhe gazet serrë, mund të arrijë thuajse kudo. Rezultati është se çfarë hyn në një vend nuk mund të jetë shqetësim vetëm i atij vendi. Realitetet e sotme kërkojnë një sistem operimi të përditësuar – Rendi Botëror 2.0 – bazuar në “obligimin e sovranit”, nocion që thotë se shtetet sovrane jo vetëm kanë të drejta por edhe detyrime ndaj të tjerëve.
Një rend ndërkombëtar i ri do të kërkojë gjithashtu një set të zgjeruar normash dhe marrëveshjesh duke filluar me një bazë të rënë dakord për shtetësinë. Qeveritë ekzistuese do të bien dakord të marrin në konsideratë ofertat për shtetësinë vetëm në rastet kur ka një justifikim historik, një arsyetim bindës dhe mbështetje popullore, dhe kur subjekti i ri i propozuar është i zbatueshëm.
Rendi Botëror 2.0 duhet të përfshijë ndalesa në kryerjen apo mbështetjen në çdo lloj forme të terrorizmit. Gjithashtu duhet të përfshijë forcim të normave që ndalojnë përhapjen apo përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Ndërsa bota priret të bjerë dakord në kufizimin e riprodhimit të armëve duke kufizuar aksesin e vendeve në teknologji dhe materiale të nevojshme, konsensusi shpesh prishet sapo ka ndodhur shpërndarja. Kjo duhet të bëhet një temë diskutimi në takimet bilaterale dhe multilaterale, jo sepse do të çonte në një marrëveshje formale, por sepse do të përqendronte vëmendjen në sanksionet e rrepta apo në veprimtarinë që ushtria po ndërmerr, që mundet më pas të ulë gjasat e shpërndarjes së armëve.
Një element tjetër thelbësor i një rendi të ri botëror është bashkëpunimi në ndryshimin klimatik, që mund të jetë manifestimi tipik i globalizimit, sepse të gjitha vendet janë të ekspozuara ndaj pasojave të tij, pavarësisht kontributit për të. Marrëveshja klimatike e Parisit 2015 – ku qeveritë ranë dakord të kufizojnë çlirimin e gazeve serrë dhe të ofrojnë burime për të ndihmuar vendet më të varfra të përshtaten – ishte një hap në drejtimin e duhur. Progresi në këtë drejtim duhet të vazhdojë.
Hapësira kibernetike është domenin më i ri i aktivitetit ndërkombëtar karakterizuar nga bashkëpunimi dhe konflikti. Synimi në këtë zonë duhet të jetë të krijohen marrëveshje ndërkombëtare që inkurajojnë përdorimin e mirë të hapësirës kibernetike dhe dekurajojnë përdorimin e keq. Qeveritë duhet të veprojnë vazhdimisht brenda këtij regjimi si pjesë e obligimeve të tyre sovrane – ose do të përballen me saksione apo pasoja.
Shëndeti global paraqet një grup të ndryshëm sfidash. Në një botë të globalizuar, një shëprthim i një sëmundje infektive në një vend mund të evolojë me shpejtësi në një kërcënim për shëndetin kudo, siç ndodhi vitet e fundit me SARS, Ebola, dhe Zika. Fatmirësisht ideja e obligimit sovran është tashmë e përparuar në këtë sferë: vendet janë të përgjegjshme për përpjekjen për të gjurmuar shërbimet e sëmundjeve efektive, për t’u përgjigjur siç duhet dhe për të lajmëruar të tjerët nëpër botë.
Kur vjen puna për refugjatët, nuk ka zëvendësim më të mirë sesa veprimtaria lokale që synon të parandalojë situatat që gjenerojnë valë të mëdha refugjatësh. Në parim, ky është një argument për ndërhyrje humanitare në situata të caktuara. Por përkthimi i këtij parimi në praktikë do të mbetet i vështirë, për shkak të agjendave të ndryshme politike dhe kostos së lartë të ndërhyrjes efektive. Edhe pa një konsensus, megjithatë, ka një arsye të fortë për rritje të fondeve për refugjatët, duke siguruar trajtim njerëzor për ta dhe duke vënë kuota të drejta për sistemimin e tyre.
Marrëveshjet tregtare janë pakte të detyrimeve sovrane reciproke që lidhen me barrierat tarifore dhe jotarifore. Kur një palë beson se detyrimet nuk përmbushen, ka të drejtën e arbitrazhit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Por, gjërat janë më pak të qarta kur vjen puna te subvencionet qeveritare apo manipulimi i monedhës. Sfida, kështu, është të përcaktohen detyrimet e sakta sovrane në këto zona për paktet e ardhshme tregtare dhe të krijohet mekanizmi për të kërkuar llogari te qeveritë.
Krijimi i konceptit të detyrimeve sovrane si një themel i rendit ndërkombëtar do të marrë dekada konsultime dhe negociata – dhe atëherë, pranimi dhe impakti do të jetë jo i barabartë. Progresi do të vijë vetëm vullnetarisht, nga vetë vendet në vend të urdhrit nga lart-poshtë.
Realisht, do të jetë e vështirë të luhet me marrëveshjen e detyrimeve specifike të sovranëve dhe të mënyrës se si këto duhen vënë në zbatim.
Për t’i komplikuar çështjet edhe më keq, administrata e presidentit Donald Trump ka përqafuar një doktrinë “Amerika e Para” që është shumë jokonsistente me atë që po sugjerohet këtu. Nëse kjo mbetet qasja e SHBA-së, progresi kundrejt krijimit të llojit të rendit që bota e sotme e ndërlidhur kërkon do të vijë vetëm nëse fuqi të tjera të mëdha e kërkojnë – ose do të duhet të pritet për pasardhësin e Trump. Një qasje e tillë, megjithatë, do të jetë e dyta më e mirë, dhe do ta linte SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës në gjendje më të keqe.
Tani është koha të fillohen bisedimet e nevojshme. Globalizimi është këtu për të qëndruar. Ecja përpara drejt një rendi të ri ndërkombëtar që inkorporon detyrimet sovrane është mënyra më e mirë për të përballuar situatën. Rendi Botëror 2.0 i ndërtuar mbi detyrimin sovran, është sigurisht një projekt ambicioz – por i lindur prej realizmit, jo idealizmit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj