Hyrjet e vizitorëve të huaj në Shqipëri arritën në 7.15 milionë deri në fund të muajit nëntor, duke shënuar një rekord krahasuar me të gjitha vitet e kaluara, edhe pa Dhjetorin.
Nga kjo shifër, sipas INSTAT, 6.7 milionë erdhën për pushime apo vizitë tek të afërmit, një rritje 30 për qind më shumë se gjatë 2021-it.
Shqipëria konfirmohet edhe njëherë në këtë mënyrë si një nga destinacionet që patën rritjen më të madhe të turizmit pritës gjatë këtij viti, pavarësisht krizës.
Çmimet relativisht të ulëta dhe shtimi i linjave direkte ajrore, shihen si disa nga faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në rritjen me 3.7 herë të turistëve nga Spanja, dyfishimin e atyre nga Anglia, por edhe rritje të ndjeshme nga Italia. Por sërish, janë shqiptarët nga Kosova ata që mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se edhe në muajin nëntor ka pasur një numër të konsiderueshëm hyrjesh drejt vendit tonë, ku një dominim duket se e kanë dhënë shtetasit nga Kosova edhe si efekt i festave të nëntorit.
Konkretisht, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2022, janë 808,813. Ky tregues rezulton me një rritje 47.4 për qind, krahasuar me nëntor 2021.
Në nëntor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 358,350. Ky numër është rritur me 46.8 për qind, krahasuar me nëntor 2021 ndërkohë që është 34 për qind më i lartë edhe në raport me vitin 2019 kur turizmi ishte në normalitet pa pandeminë e COVID-19.
Suksesi konfirmohet edhe në shpenzime, teksa sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga të huajt u regjistruan në 2.2 miliardë euro në 9 muaj.
Rekord ndërkohë edhe për daljet e shqiptarëve jashtë vendit. 5.2 milionë është numri i lëvizjeve jashtë kufijve të regjistruara. Një pjesë e mirë për turizëm, por edhe një numër i madh për arsye emigrimi, gjykuar nga statistikat paraprake të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, emigrantëve të rregullt, por edhe klandestinëve në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-trumpo-780x439.jpg)
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-25-780x439.png)
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
![Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1_1498320632-476220-1-1-e1739985688141-780x439.jpg)
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
![Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena-haxhiu-1-780x439.jpg)
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame