Blogerja e famshme Kim Kardashian po përballet me një padi të rëndë këtë javë, pasi një firmë e mobilerisë e ka akuzuar për reklamimin e produkteve jo autentike në profilin e saj zyrtar të YouTube.

Akuzat janë ngritur pas që një video me më shumë se 3.7 milionë shikime u shfaq Kardashian të reklamonte tavolina dhe karrige që pretendohet se janë të kompanisë së 'Donald Judd'.


Firma e 'Donald Judd' është shprehur se produktet e paraqitura në atë video janë kopje që dëmtojnë reputacionin e tyre, pasi nuk janë të autentikuara si origjinale nga kompania.

k9 1

Ata po padisin për shkelje të markës tregtare, të drejtës së autorit, konkurrencë të pandershme dhe reklama të rreme.

Sipas padisë së firmës, konsumatorët janë mashtruar duke u bërë të besojnë se mobileria e prezantuar nga Kardashian ishte autentike nga koleksioni i 'Donald Judd' dhe firmës i kërkohet të gjitha fitimet që Kardashian ka përfituar nga kjo video.

Në mbrojtjen e saj, firma "Clements Design", e cila prodhoi mobiljet ku u bë reklama, ka theksuar se Fondacioni i Donald Judd nuk pati bërë asnjë ankesë në momentin e prodhimit të videove dhe se padija ka ardhur në mënyrë të papritur pas një viti të shfaqjes së videos. /Telegrafi/