Ministria e Shëndetësisë sot informon se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 53 raste të reja me coronavirus.

Sipas qyteteve: Shkup - 13, Kumanovë - 9, Prilep - 9, Tetovë - 4, Strugë - 2, Veles - 12, Manastir - 2 dhe Makedonski Brod - 2.


Nga atje informojnë se 25 pacientë janë shëruar, 6 të shëruar janë nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe 19 që janë pacientë që janë kuruar në shtëpi.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1170./Telegrafi/