Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.296 testime për coronavirus, ndërsa 469 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja 205 janë në Shkup, Manastir - 50, Kavadari - 35, Prilepi - 23, Kumanova dhe Shtipi - nga 20, Tetova - 13, Velesi dhe Ohri - nga 11, Kriva Palanka dhe Dellçeva - nga 9, Koçani - 7, Gjevgjelia - 6, Strumicë, Negotinë, Resnjë dhe Kratovë - nga 5, Pehçevë - 4, Gostivar, Kërçovë, Shën Nikollë, Radovish dhe Demir Hisar - nga 3, Vinicë dhe Makedonska Kamenica - nga 2, Strugë, Berovë, Bogdanci, Krushevë, Makdeonski Brod, Demir Kapi dhe Dojran - nga 1.


Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 375 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 208.467, prej të cilëve 192.745 janë shëruar, ndërsa 7.307 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (12 nëntor) është 8.415./Telegrafi/