Banania është shumë e shëndetshme për flokë të çara dhe të dëmtuara, ndërkaq vepron mirë edhe në maje koke
Kjo pemë ushqen flokët dhe lëkurën dhe vendos nivel ideal të vlerave pH.
Për regjenerator shtëpiak do t’ju nevojiten dy banane, një lugë e vogël mjaltë dhe një lugë çaji kokos.
Pas përzierjes së përbërësve në enë, tretjen qiteni në flokë të njoma, transmeton Telegrafi.
Ky preparat i pasur natyral është ideal për trajtimin e flokëve shumë të thata dhe për mbrojtje gjatë muajve të verës, aq më parë kur rrezatimi i diellit dhe kripa dëmtojnë flokët.
Receta tjetër përbëhet nga dy banane dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Është me veprim pak të butë dhe rekomandohet si tretman javor.
Përsëriteni procedurën dy deri në tri herë në javë dhe flokët tuaj do të jenë më të shndritshme, ndërkaq frizura dukshëm më e plotë.
Derisa mbani tretjen në kokë, flokët mund t’i mbështillni me një peshqir të hollë.
Shpëlani me themel pas 10 minutash mbi një enë të madhe. /Telegrafi/