Regard nominohet për "DJ i vitit 2020" në 'NRJ Music Award'

NRJ Music Award është event internacional i vlerësimit të artistëve më të mirë të vitit i cili mbahet në Cannes,Francë, që nga viti 2000.
Në NRJ Music Award marrin pjesë gjithë artistët internacional për projektet e tyre më të suksesshme të vitit për nga dëgjueshmëria dhe shikueshmëria.
Mirëpo në këtë vit, është një figurë e re nga Kosova që është nominuar nga 'NRJ Music Award', duke e renditur në emrat më të mëdhenj si (Calvin Harris, David Guets, DJ Snake, etj) për kategorinë ‘DJ me i mir i vitit 2020’.
Ai është artisti ‘Regard’ që vjen nga Ferizaji, ku përmes projekteve te tij numëron jo më pak se dy bilion klikime vetëm për një vit.
Vlen te theksohet se Regard ka prezantuar që nga dita e parë e karrierës së tij veten me prejardhje nga Kosova.
Ne ceremoninë e NRJ Music Award marrin pjesë të gjithë artistët më të njohur botërorë, duke cituar emra si Beyonce, Eminem, Rihanna, Lady Gaga, Justin Bieber, Shakira, Dua Lipa, Rita Ora. /Telegrafi/
Linku për ta votuar DJ Regard:

























































