LAJMI I FUNDIT:

“Refuzova PSG-në për Sevillën, La Liga larg më e mirë se Ligue 1”

“Refuzova PSG-në për Sevillën, La Liga larg më e mirë se Ligue 1”

Sulmuesi i Sevillas, Wissam Ben Yedder nuk ka asnjë keqardhje mbi bashkimin e tij me skuadrën nga Andaluzia, teksa zbuloi se ai hodhi poshtë një transferim te Paris Saint-Germain.

26-vjeçari u transferua te fituesit e Ligës së Evropës në afatin kalimtar të verës nga Toulouse dhe ishte subjekt i shumë spekulimeve, përpara përfundimit të transferimin të tij në jug të Spanjës.

Ben Yedder ka treguar se kjo ishte zgjedhja më e mirë e tij, pasi La Liga është tjetër nivel nga Ligue 1 dhe transferimi i tij te Sevilla është zgjedhje shumë më e mirë se të pranonte transferimin në PSG.


Atë që Jovetic nuk arriti ta bëjë te Interi për 31 ndeshje te Sevilla e bëri për gjashtë (Video)
Lexo po ashtu Atë që Jovetic nuk arriti ta bëjë te Interi për 31 ndeshje te Sevilla e bëri për gjashtë (Video)

“Spanja është një botë tjetër. Nuk është e njëjtë si Ligue 1. Unë do të të pëlqeja të luaja këtu edhe më përpara”, ka thënë fillimisht Ben Yedder për Telefoot.

“Po, PSG ka bërë një ofertë për mua, por unë kam bërë zgjedhjen time. Nuk kam asnjë keqardhje”, përcjell Telegrafi.

“Është hera e parë që kam luajtur në një garë të madhe si Liga e Kampionëve. Është si një ëndërr që bëhet realitet”, shtoi ai.

PSG u mundua ta transferojë Di Marian në Kinë, por futbollisti nuk pranoi
Lexo po ashtu PSG u mundua ta transferojë Di Marian në Kinë, por futbollisti nuk pranoi

“Ne jemi në raundin e 16, kështu që pse duhet të mos shkoj në çerekfinale për herë të parë? Kjo do të ishte diçka historike”, përfundoi sulmuesi francez.

Ben Yedder ka shënuar deri më tani 15 gola në 30 paraqitje për Los Rojiblancos përfshirë tetë në kampionatin spanjoll, La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori