Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në GJykatën Speciale në Hagë, avokatët mbrojtjes kanë përmendur mundësinë për njoftim për alibi por sipas tyre një gjë e tillë nuk mund të bëhet derisa ka redaktime të shumta në dokumente. Ata kanë kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të tregojë tabelën se kur do të hiqen redaktimet, ndërsa, nga kjo zyrë kanë thënë se do të përpiqen ta bëjnë atë deri në fund të muajit tetor.
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se aktakuza ka tejet redaktime çka e bën të pamundur që mbrojtja të dijë se ku pretendohet të kenë ndodhur ngjarjet e caktuara.
“A do të përdorim në mbrojtje alibie, përgjigja është po. Për shembull nëse do të marrim parasysh kohën nga konferenca e Rambujesë, deri në fund të shkurtit deri në pranverë, klienti im ka qenë në Evropë, ka qenë duke u takuar me udhëheqës ndërkombëtar. Nga ana tjetër ka akuza të shumta dhe e vërteta është që ka kaq shumë redaktime sa është e pamundur për neve të marrë me mend se kur kanë ndodhur ngjarje të caktuara. Në momentin kur të hiqen redaktimet të tilla, atëherë do të kemi një informacion më të plotë. Vetëm atëherë do të kemi mundësi që kur të lexojmë për shembull vendet, data, emrat, do të kemi mundësi të mendojmë për një njoftim për alibi, më përpara nuk mund të themi asgjë”, ka thënë Kehoe, transmeton KP.
Edhe nga ekipi i mbrojtjes së Kadri Veseli kanë thënë se kanë identifikuar dy fusha ku mund të jetë e nevojshme njoftimi për alibi por fillimisht duhet të largohet redaktimi.
“Kemi identifikuar dy fusha ku mbase mund të jetë e nevojshme njoftimi për alibi. Megjithatë, do të duhet të shikojmë çfarë do të na tregojë informacioni për të hiqet redaktimi në materiale. Mbështesim fortë që të shikojmë një tabelë për të kuptuar se kur do të hiqen redaktimet dhe kur do të hiqen të gjitha instrumentet, pra si në dëshmitë e dëshmitarëve por gjithashtu edhen ë dosjet paraprake”, ka thënë avokati Strong.
Ndërsa, avokati i Rexhep Selimit, David Young ka thënë se e kanë të vështirë të thonë nëse do të bëjnë njoftim për alibi, për shkak të sasisë së madhe të redaktimeve.
“Duke marrë parasysh sasinë e redaktimeve është e vështirë për neve të themi se nëse do të bëjmë ndonjë njoftim për alibinë, për këtë arsye ne kemi dhënë këtë lloj formulimi, kemi thënë të parashikojmë potencialisht se do të kemi nevojë për një njoftim alibie”, ka thënë avokati i Selimit.
Avokati i Jakup Kransiqit, Aydan Elis ka thënë se janë në pritje të tabelës së prokurorisë e cila tregon kur do të hiqen redaktimet.
“Me materialin që kemi ne do të bëjmë më të mirën e mundur që të trajtojmë informacionin në dosjen paraprake, ndërkohë për momentin nuk kemi informacion të plotë, nuk mund të themi nëse do të bëhet një njoftim për alibi, presim të kemi tabelën nga prokuroria për të ditur se kur do të hiqen redaktimet”, ka thënë Elis.
Ndërsa nga prokuroria është thënë se do të bëjnë të pamundurën që deri në fund të muajit tetor të ofrojnë largimin e sistemit të redaktimeve në aktakuzë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania