Qeveria e Republikës së Kosovës një ditë më parë ka marr vendim për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftime si dhe nuk do të ketë më automjete me targa “PR”, GL, por RKS.
Në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin për letërnjoftime thuhet se qytetarët serb që hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.
Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhet në vendim.
Qeveria po ashtu ka marr vendim se nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”…, por do të regjistrohen me RKS.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisra me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Sipas komunikatës me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.
“Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se “miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”.
“Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022”.
Sipas komunikatës, ky mekanizëm është pa paragjykim ndaj afatit maksimal të qëndrimit të automjeteve të tilla në territorin e Republikës së Kosovës.
Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me palën serbe lidhur me targat, përkundër disa takimeve në Bruksel, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se ka bërë gati një plan të cilin do ta votoj ditëve në vijim, me anë të së cilit po tenton ta zgjidhë çështjen e targave.
Detajet ekzekutivi akoma nuk i ka bërë të ditura, mirëpo kanë theksuar se pas dështimit për një marrëveshje në Bruksel, janë duke ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm.
Vendimi për këtë plan, sipas Qeverisë është bërë në dakordim me Bashkimin Evropian.
Por, vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve dhe reciprocitetin me letërnjoftimet për qytetarët serbë që do të hyjnë në Kosovë e ka nervozuar shumë drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Petkoviq shkon aq larg në deklaratën e tij, duke thënë se Qeveria e Kosovës me vendimet e reja për targat dhe letërnjoftimet, “Albin Kurti hapur ka kërcënuar me luftë serbët në Kosovë”.
“Vendimi i institucioneve në Prishtinë për ndalimin e letërnjoftimeve serbe dhe pas datës 30 shtator heqjen e vlefshmërisë së targave me emrat e qyteteve ‘KM’, ‘GL’, ‘PR’, ‘UR e të tjera, me njoftim se pas këtij afati këto automjete do të konfiskohen, është një goditje e drejtpërdrejtë për të gjithë serbët në jug dhe veçanërisht në veri të Ibrit”, tha Petkoviq në një komunikatë, transmeton Telegrafi.
“Është e papranueshme që ndaj një kërcënimi dhe njollosje të tillë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathët, derisa Albin Kurti po përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”.
“Me heshtjen e tyre, ata bëhen bashkëfajtorë të drejtpërdrejtë të destabilizimit të ri të situatës në terren, në regjinë e Albin Kurtit, të shkaktuar nga vendimi i ri i njëanshëm i pushtetit në Prishtinë”, ka deklaruar Petkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht