LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Do jemi të pa kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë

Reçica: Do jemi të pa kompromis ndaj atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë

Në kuadër të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me kryeinspektorin e Punës, Ekrem Kastrati, kanë vizituar sot një nga kantieret e ndërtimit të lartë në Prishtinë, ku dhe kanë biseduar nga afër me punëdhënës dhe punëmarrës, për të parë nivelin e respektimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Reçica ka thënë se, do vazhdohet që çdo ditë të janë pranë secilit punëtorë, për të parë se sa po respektohen të drejtat e tyre dhe sa po punohet në zbatimin e masave për të mbrojtur jetën e tyre.

“Ne do të vazhdojmë të jemi të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë këto masa”, ka thënë Reçica.


Ai ka shtuar se duhet vlerësuar progresin e arritur deri më tani lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, pavarësisht që nuk është arritur aty ku dëshirohet.

“Me një përkushtim dhe angazhim të përbashkët besoj që do të arrimë progres, në mënyrë që punëtori të ndihet më i sigurt në vendin e punës dhe punëdhënësi gjithashtu në kryerjen e veprimtarisë së vet, si biznes”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori