Site icon Telegrafi

Recetë për puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat

Ëmbëlsirë e cila përgatitet për vetëm dhjetë minuta

Ky puding bëhet “vetë” në çast, por është i shkëlqyeshëm për kafjall apo si mesracion i ëmbël, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

Për puding nga farat chia:

– 1 filxhan qumësht kokosi;
– 1 filxhan qumësht orizi;
– 6 lugë fara chia;
– 2 lugë shurup panje apo mjaltë.

Për xhem të freskët nga manaferrat:

– 2 filxhanë manaferra;
– 2 lugë fara chia;
– 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje.

Përgatitja:

Në një tepsi përzieni qumështin e kokosit dhe të orizit, 6 lugë fara chia dhe shurupin e panjës (apo mjaltin).

Përzieni, lini të qëndrojnë 10 minuta dhe sërish përzieni.

Mbuloni me kapak dhe fusni në frigorifer gjatë natës.

Shtypni manaferrat, shtoni 2 lugë fara chia dhe ekstraktin e vaniljes.

Mbuloni me kapak dhe lini në frigorifer gjatë natës.

Të nesërmen, qitni në gota dekorative – në shtresa sipas dëshirës – dhe shërbeni. /Telegrafi/

Exit mobile version