Deri tani nuk i keni gatuar kështu

Krepat me djathë shërbeni me jogurt, domate të freskëta, proshutë për kafjall apo darkë, transmeton Telegrafi.


Përbërësit: - 2 vezë; - kripë; - 150 g djathë feta; - 300 ml qumësht; - 200 g miell; - 1 gjysmë luge të vogël pluhur për ëmbëlsira; - gjalpë.

hjhjhj

Përgatitja:

Tundni dy vezë, djathin dhe qumështin. Shtoni miellin situr me pluhurin për ëmbëlsira. Bashkoni.

Lyeni me vaj tiganin (pak më shumë se për krepa) dhe me garuzhdë hidheni tretjen.

Piqni 5 minuta në temperaturë mesatare, pastaj me ndihmën e një pjate rrotulloni dhe piqni edhe 2 minuta.

Me këtë tretje do të keni 2 – 3 krepa të trasha.

Lyeni me gjalpë krepat e gatuara.

Ju bëfshin mirë.

/Telegrafi/