S’keni nevojë të përdorni skarën e zakonshme! Provoni diçka të re dhe kënaqni orekset tuaja Përbërësit:▪ ½ kg mish të bluar qengji ▪ 200 g spinaq ▪ ½ shegë ▪ një qepë ▪ 2 thelpinj hudhre, ▪ 2 lugë arra të grira, ▪ një tufë majdanoz, ▪ kanellë sa mund të kapësh me një gisht, ▪ kripë, piper, ▪ 1 dl kos deleje, ▪ 3 lugë vaj ulliri.Përgatitja: 1. Prisni qepën dhe 2 thelpinj hudhre. Grini arrat dhe tufën e majdanozit dhe që të gjitha përzieni me 500 g mish të bluar qengji. Qitni kripë, piper dhe qitni pak kanellë.

Bëni 12 qebapë, vendosni në shkopinj të drunjtë për hell dhe lyeni me pak vaj.


2. Lani fletët e 200 g të spinaqit dhe pastroni gjysmë shege. Përzieni kosin e deleve, kripën, piperin dhe tri lugë vaj ulliri.

Piqni qebapët në skarë rreth tetë minuta.

Shërbejeni me kos, spinaq dhe shegë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.