Shfrytëzoni sezonin e specave dhe domateve dhe filloni përgatitjen e zahireve Nevojiten:▪ 2 kg domate të pjekura, ▪ 200 ml uthull vere, ▪ 400 ml vaj, ▪ 250 g sheqer, ▪ 1 qese e vogël piper të bluar, ▪ gjysmë kg spec djegës, ▪ 1,5 kg speca jodjegës – të freskët, ▪ sipas shijes kripë, ▪ 5-6 thelpinj të grirë hudhre.Përgatitja:

Domatet përvëloni me ujë të vluar, qëroni dhe pritni në 4 pjesë. Qitni në tenxhere në të cilën do t’i zieni, shtoni uthullën e verës, vajin, sheqerin dhe piperin e bluar.


Përzieni që të gjitha në makinën për bluarje mishi, gjithashtu edhe specat e ëmbël bluani, shtoni në tenxhere dhe lërini të zihen edhe një orë e gjysmë, duke i përzier herë pas here.

Para se të përfundojë zierja, qitni kripë sipas shijes, pak nga pak, duke provuar shijen, pastaj shtoni hudhrën të grirë imët dhe qesen e vogël të konservansit në fund, nëse do ta përgatitni për zahire.

Përzieni mirë që të gjithë përbërësit dhe ftohni, transmeton Telegrafi.

ajvar