Ka ardhur edhe goli i dytë i Real Madridit kundër Getafes në Coliseum Alfonso Perez.

Pas disa shanseve të krijuara, Mbretërit arritën ta konvertojnë rastin e dytë në këtë takim.


Një aksion i organizuar nga Isco u konkretizua nga vet ai. Spanjolli pasoi te Benzema, i cili asistoi drejt tij dhe mesfushori e dyfishoi epërsinë (40’).

Në këtë mënyrë, Reali është drejt fitores së radhës në La Liga për të shtuar presionin kundrejt liderit Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app