Kaherë më ka lënë mbresa titulli i ngjashëm i Shekspirit. Ai e ka me “ëndrrën”, por ja që ndokush ka fatin të rrojë në një vend ku ëndrrat shndërrohen në realitet. Shyqyr, pra!
Thuhet se diku ndodhet një qytet i bukur e i vjetër. Epo mirë, godinat e moçme pak katesh zëvendësohen dita-ditës me aso të mëdha sa duhet ta shtrembërosh qafën për t’i parë majën, por gjithsesi se nuk e ka humbur tërësisht elementin e lashtë. Mbase falë faktit se në krye të qeverisjes së atij qyteti është një historian.
I pari i atij shehri përflitet se ka një jetë të rregullt; punë (lexo: vend pune) – shtëpi dhe anasjelltas. Gojët e liga thonë se ai para se të bëjë një sy gjumë pi një gotë qumësht të freskët, të pasterizuar gjithsesi, pastaj pastron dhëmbët, më tej vesh pizhamet (me jakë, natyrisht) dhe pasi të ketë lexuar ndonjë faqe, bie të fle.
Deri këtu mund të mos ketë ndonjë veçanti nga qytetet tjera. Por, ama ka një dallim esencial: mbrëmjeve të verës në këtë vend qytetarët bëjnë kujdestari gjer në agun ndriçues, ani pse i pari i tyre konsiston të jetë në fazën e tretë a të katërt, që njihen ndryshe si faza të gjumit të thellë.
Duke qenë se vjen nga një jetë akademike, prijësi respekton organizimet kulturore. Sa herë që gjatë ditës kalon nëpër qendër dhe shikon kalanë rrëzë shpatit mbushet përplot energji, të stisur nga krenaria e lavdishme e popullit të tij. Por, ç’e do se ajo kala mbrëmjeve nuk shihet (përkundër vënies së ca llambave përreth) por dëgjohet. Si është e mundur që një kala të dëgjohet, xhanëm? Po, po.
Nejse, dikush dëgjon symbyllas trumbetimin o hordhive të armiqve në të kaluarën shumë të largët dhe qëndresën e pashoqe të asaj kalaje për të mos rënë. Ka të ngjarë që edhe udhëheqësi i kësaj hapësire urbane të ndjejë diç të tillë. Ju thashë se është dashamir i historisë. Por ja që ndonjëri tjetër nuk mund t’i mbyllë sytë nga zhurma e vërtetë që vjen që andej. E ky “ndonjëri” mund të jetë i tërë qyteti. Porse, nëse kreu dëgjon vetëm vringëllimën e shpatave dhe heshtave shekullore e më pas kënaqet së fjeturi, këtë aftësi nuk duket se e ka shumica e banorëve.
Prandaj, ata ndjehen të shqetësuar. Gojët e liga, që përsëri dalin në skenë, pretendojnë se atje lart, në kalanë e lënë përgjysmë në restaurim, po mbahet një koncert festival disa netësh, me orar pak më progresist se që qe mësuar qytetari i këtij vendi. Kjo edhe mund të jetë arsyeja e asaj që quhet “zhurmë”. S’do mend se gjithsecili s’ka vesh për muzikë artistike. Rrjedhimisht edhe mund të mos ia dinë vlerën këtij organizimi gjenial.
Ç’është e vërteta, as vetë qytetarët nuk janë të sigurt nëse duhet të presin ndonjë veprim nga ai që ia dhanë besimin që t’ua mundësojë qetësinë publike. Para se të dorëzohet kryetari karshi dukurive të tilla, duket se qytetarët janë dorëzuar nga dorëzimi i tij. Mu për këtë ata vazhdojnë të jenë nomadë në shtretërit e tyre, sa andej e këndej. Po, pra, gjer në lindje të diellit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania