Real Madridi me tjetër komunikatë të papritur, tash mohon negociatat për Neymarin

Real Madridi ka publikuar një tjetër komunikatë të pa pritur brenda pak ditësh.
Gjiganti spanjoll në faqen zyrtare ka publikuar një komunikatë ku i referohet superyllit brazilian, Neymar.
Aty thuhet se Real Madridi nuk është në negociata për futbollistin brazilian dhe nuk ka bërë ofertë për të.
“Duke parë informatat e vazhdueshme që po lidhin lojtarin e PSG-së, Neymar, me klubin tonë, Real Madridi dëshiron që të qartësojë se nuk është në plan që të bëhet ndonjë ofertë për Realin”.
“Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të jashtëzakonshme, e nëse në një pikë Real Madridi do të shqyrtonte blerjen e një lojtari të PSG-së, gjëja e parë që ne do të bëjmë është të flasim me klubin e tij”, thuhet në komunikatën e Realit.
Kjo është komunikata e dytë e Realit brenda pak ditësh ku hidhen poshtë spekulimet në media për transferime të lojtarëve të ndryshëm.
Vetëm pak ditë më parë u mohuan negociatat për anësorin Kylian Mbappe .
Duket se Real Madridi ka marrëdhënie korrekte me PSG-në dhe nuk dëshiron që spekulimet mediatike të dëmtojnë relacionet. /Telegrafi/


















































