Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric nuk do të luajnë nesër kundër Sevillës.

Kujtojmë se portugezi nuk u paraqit as në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj skuadrës andaluziane, të cilën Madridi e fitoi 3:0.

lexo po astu

Por, portugezi u rikthye në ndeshjen kundër Granadas, duke qenë edhe aktor i një goli, transmeton Telegrafi.

Madrilenët nuk do të llogarisin as në shërbimet e James Rodriguezit, i cili ka pësuar një lëndim të lehtë.

Francezit për këtë ndeshje i rikthehen Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Mateo Kovacic. /Telegrafi/

telegrafi sport app