Real Madrid po kalon një ndër sezonet më të dobëta në historinë 116 vjeçare të klubit.

Madrilenët janë 16 pikë pas rivalit të përbetuar të Barcelonës, të cilët kryesojnë si e vetëm renditjen tabelore të La Ligas.


Por, Los Blancos tashmë kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm duke përfshirë një numër të madh të transferimeve.

ggg

Në listë si prioritet gjendet sulmuesi i PSG-së, Neymar i cili kohët e fundit ka shkaktuar probleme te parisienët.

Sipas Marcas, mbretërit janë të gatshëm të ndajnë 400 milionë euro për sulmuesin brazilian, e cila përfshin edhe rrogën për lojtarin gjatë katër vjetëve.

Një opsion tjetër është edhe ofrimi i 200 milionë eurove dhe Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon nuk po arrin të shkëlqejë në radhët e Realit.

Gjithashtu në listën e skuadrës spanjolle gjenden edhe Harry Kane, Eden Hazard dhe Timo Werner. /Telegrafi/

ronaldo cr

telegrafi sport app