Real Madridi tashmë ka bërë transferimin e parë pas rikthimit të Zinedine Zidane - madrilenët transferuan Eder Militaon.

Sipas të përditshmes sportive "AS", futbollisti nuk është i vetmi që skautët madrilen e kanë vështruar gjatë takimit mes Portos dhe Romës.


Los Blancos kanë ndjekur për së afërmi edhe mesfushorin me tipare sulmuese të romakëve, Nicolo Zaniolon.

Zaniolo Nicolo Zaniolo (Foto by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Futbollisti 19-vjeçar ka pasur paraqitje fantastike këtë sezon në ligën elitare italiane, duke shënuar katër gola në 26 paraqitje prej kohës që arriti nga Interi, si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Radja Nainggolan.

Gazeta shpjegon se ata e shohin atë si një sulmues dhe mund të bëjnë një ofertë këtë verë pasi drejtori sportiv Monchi - i cili u largua nga romakët një javë më parë - 'bllokoi' transferimin gjatë janarit.

Ndryshe, Reali ka paralajmëruar edhe disa transferime gjatë afatit kalimtar të verës si pjesë e projektit "Galaktikët II". /Telegrafi/

telegrafi sport app