Real Madrid dhe Borussia Dortmund kanë mbyllur pothuajse marrëveshjen për transferimin e Achraf Hakimit.

Dy gjigantët evropian raportohet se kanë rënë dakord që lojtari të kalojë në radhët e klubit gjerman, ku do të qëndrojë dy vjet dhe me të drejt blerje pas vitit 2020.


Dortmund kërkon ta angazhojë lojtarin premtues pasi që tashmë në krahun e djathtë kanë veteranin Lukasz Piszczekun.

Achraf Hakimi Achraf Hakimi (Getty Images)

Los Blancos dëshirojnë të përsërisin formulën e suksesit që tashmë kanë shfrytëzuar me Dani Carvajal në Bayer Leverkusen, si dhe Alvaro Moratas te Juventusi.

Marrëveshja është praktikisht e mbyllur dhe është e nevojshme vetëm të bien dakord mbi kushtet e pagës së reprezentuesit maroken.

Theksojmë se Hakimi ishte një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares së Marokut në Kupën e Botës në Rusi.

Ndryshe, 19-vjeçari deri më tani është paraqitur për ekipin e parë të klubit madrilen nëntë herë dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app