LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vazhdon të monitorojë situatën e yllit të Liverpoolit

Real Madridi vazhdon të monitorojë situatën e yllit të Liverpoolit

Real Madridi duket sikur do të varet nga dyshja e tyre e mbrojtësve të djathtë Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez për të paktën një sezon tjetër, por kjo nuk do të thotë se ata po e heqin sytë nga topi në lidhje me një nënshkrim tjetër të mundshëm Galactico në të ardhmen e afërt.

Vazquezit i skadon kontrata këtë verë dhe nga shumë supozohet se ai do të vazhdojë edhe një vit në klub. Carvajalit, 32-vjeçar, i skadon kontrata në vitin 2025, por u raportua se Real Madridi do të përpiqet të rinovojë kontratën e tij.

Megjithatë, ata do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e Trent Alexander-Arnold te Liverpoolit , i cili gjithashtu po përballet me një situatë kontrate me Reds.


Marrëveshja e Alexander-Arnold skadon në vitin 2025 dhe Liverpool ende nuk e ka lidhur atë me një marrëveshje të re.

Nëse Alexander-Arnold nuk rinovon me Liverpoolin, atëherë do të jetë një mundësi tregu që Real Madridi do të shikojë – marrja falas e një lojtari të cilësisë së anglezit do të ishte diçka e madhe.

Reali po punon për tre transferime të mrekullueshme - nëse arrihen do të ketë super formacion
Lexo po ashtu Reali po punon për tre transferime të mrekullueshme - nëse arrihen do të ketë super formacion

Real Madridi e ka bërë pjesë të strategjisë që nga pandemia për të sjellë disa nga lojtarët më të mirë në Evropë që u skadon kontrata, duke filluar me David Alaba, Antonio Rudiger dhe shumë besojnë se do të vazhdojë me Kylian Mbappe këtë verë.

Ndërsa Carvajal mbetet ende mbrojtës i shkëlqyer, do të ishte marrëzi e Los Blancos që të mos shkonte që Alexander-Arnold, nëse ka mundësi, të paktën të konkurrojë me të, në vend të një Vazquez të ‘plakur’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori