Ylli i Newcastle Unitedit, Miguel Almiron ka përfunduar në radarin e gjigantit evropian, Real Madridit.

Mbretërit janë në vlugun e përforcimeve për sezonin e ardhshëm, pas dështimit në sezonin e fundit.


Pas zyrtarizimit të Eden Hazardit, Luka Jovicit, Ferland Mendyt dhe Rodrygos, Reali nuk e ka në mend të ndalet.

Sipas mediumit të njohur TyC Sport, Real Madrid thuhet se shikon me vëmendje yllin e Newcastle dhe Paraguait, Almiron.

Almiron 1 Almiron njihet për shpejtësinë, driblimet dhe eksplozitivetin në sulm (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Almiron ka qenë një goditje e madhe tek skuadra nga e St James Park që nga ardhja e tij prej 21 milionë funtesh nga Atlanta United në afatin e janarit.

Gazetari i TyC Sport, Markos Gonzalez pohon se Los Blancos po ndjekin nga afër mesfushorin sulmues 25-vjeçar. /Telegrafi/

telegrafi sport app