Barcelona e sotme e ka brenda saj futbollin holandez dhe kjo fal Ajaxit, që sot do të përballet me Real Madridin.

Muzika e Ligës së Kampionëve do të dëgjohet në Johan Cruyff Arena në Amsterdam ku Ajax e pret 13 herë kampionin evropian.


Aty do të jetë Frenkie de Jong, lojtari i ri i Barcelonës, por edhe një tjetër përforcim potencial, Matthijs de Ligt.

Real Madridi sot do të përballet me fabrikën e dytë të Barcelonës, apo La Massian 2.

Cruyff dhe Neeskens

Cruyff arriti në Barcelonë në vitin 1973, ku dihej botërisht se ai ishte një talent i veçantë.

Barcelona nënshkroi me të dhe Johan Neeskens për të krijuar versionin e parë holandez në klub.

crufff

Barcelona me Cruyff e fitoi titull e kampionit në sezonin 1973/74.

Ronald Koeman

Duke ndjekur hapat e Cruyff erdhi një tjetër holandez si Ronald Koeman i cili arriti dhe ndihmoi për ta fituar Kupën e parë evropiane (Ligën e Kampionëve) në Wembley.

GettyImages 1204981 Ronald Koeman

Richard Witschge dhe Jordi Cruyff pastaj e ndoqën atë dhe erdhën në Camp Nou.

Epoka e Van Gaalit

Pas lindjes dhe shkatërrimit të 'Dream Team të Cruyff', Barcelona u bë kampion i Spanjës përsëri me Louis van Gaal - një tjetër njeri i lidhur me Ajaxin.

GettyImages 1555015 Louis van Gaal

Lista e holandezëve u rrit dhe të gjitha kishin lidhje me Ajaxin: Winston Bogarde, Michael Reiziger, vëllezërit De Boer, Patrick Kluivert dhe Marc Overmars.

E treta me Rijkaardin

Një tjetër holandez me ADN-në e Ajaxit që e ktheu Barcelonën te trofetë dhe titujt evropianë, erdhi me Frank Rijkaardin.

GettyImages 80919534 Frank Rijkaard c. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

AI ua dorëzoi Ligën e dytë të Kampionëve klubit duke fituar në Paris kundër Arsenalit.

Cillessen dhe De Jong

Më 23 janar lista u rrit përsëri me nënshkrimin e De Jong. Ai do të bashkohet me Jasper Cillessen në Camp Nou, nëse portieri qëndron.

Të tjerët

Para ardhjes në Barcelonë, Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Suarez kishin kaluar nga Ajax, megjithëse suedezi shpërtheu në Itali, ndërsa uruguaiani në Ligën Premier, ndërsa Maxëell gjithashtu arriti në Evropë përmes klubit të Amsterdamit.

GettyImages 1478334 Zlatan Ibrahimovic te Ajax (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Ka pasur raste të lëvizjes së lojtarëve në drejtim të kundërt, drejt Ajaxit nga Barcelona si: Gabri, Roger Garcia, Bojan, Oleguer dhe Michael Laudrup.

Më poshtë e gjeni edhe një formacion me lojtarët më të mirë që nga Ajaxi kanë kaluar te Barcelona. /Telegrafi/

la massia 2 f

telegrafi sport app