LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ndërprenë interesimin për Pogban

Real Madridi ndërprenë interesimin për Pogban
Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver)

Real Madridi nuk do ta nënshkruajë me yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, këtë verë, pasi klubi ndërpreu interesimin e tyre për mesfushorin francez.

Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në disa klube kryesore evropiane përfshirë Realin, por raportohet se nuk kanë bërë asnjë veprim zyrtar, pasi Florentino Perez nuk kishte dëshirë të hynte në negociata.

Francezi ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll pasi thuhet se Zinedine Zidane ishte një admirues i madh i aftësisë së tij.


Unitedi i hap derën PSG-së, dëshiron ‘luftë ofertash’ për Pogban
Lexo po ashtu Unitedi i hap derën PSG-së, dëshiron ‘luftë ofertash’ për Pogban

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, Real Madridi nuk do të marrë parasysh nënshkrimin e yllit francez këtë vit.

Kontrata e Pogbas në Old Trafford skadon në qershor të 2021 dhe tani po hyn në një fazë kritike edhe pse Unitedi ka një mundësi për të rinovuar këtë edhe për një vit tjetër.

Pogba u kthye në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2016 në një marrëveshje të atëhershme rekord botëror mbi 100 milionë euro, por nuk ka arritur të përsërit formën e tij në Torino dhe atë të Francës, të cilin e ndihmoi në Kupën e Botës 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori