Real Madridi ka mbetur pa dy qendërmbrojtësit Sergio Ramos dhe Raphael Varane që u larguan këtë verë.

Veterani spanjoll u largua si futbollist i lirë për t'iu bashkuar PSG-së, derisa Raphael Varane u transferua te Manchester United.


Los Blancos për repartin defensivë kanë marrë David Alaban dhe janë në kërkim të një tjetër mbrojtësi.

NINTCHDBPICT000655719577

Trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër që drejtuesit e klubit ta transferojnë mbrojtësin Pau Torres.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka shkëlqyer me Villarrealin duke fituar edhe Ligën e Evropës, derisa pati paraqitje të mirë edhe në Euro 2020 me Spanjën.

Mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar se Los Blancos kanë bërë gati një ofertë të majme prej 50 milionë euro në drejtim të Villarrealit për lojtarin.

Screenshot 1 4

Dy klubet kanë raporte të shkëlqyeshme mes vete dhe kjo bën që marrëveshja duket se do të jetë e lehtë.

Në rast se nuk do të pranohet një ofertë e tillë, atëherë Reali pritet të përfshijë ndonjë futbollistë në ofertën e dytë vetëm e vetëm ta transferojnë Torresin në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app