Matteo Politano ndjen se Napoli 'dominoi' Real Madridin në pjesën e dytë të thrillerit të Ligës së Kampionëve ku humbi 3-2. 

Leo Ostigard dhe Piotr Zielinski  shënuan për vendasit, ndërsa Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Federico Valverde për mysafirët.


“Pas një fillimi të fortë, ne patëm një rënie 10-minutëshe ku pësuam dy gola. Mendoj se dominuam pjesën e dytë, pasi për 20 minuta Real Madrid nuk mundi të dilte nga zona e tyre e penalltisë”.

F7irTHhXoAAEkTq

“Ne jem me keqardhje dhe hidhërim pas kësaj disfate, por gjithashtu e dimë se jemi në rrugën e duhur”.

“Ne sigurisht që mund të kishim bërë më mirë para portës në dy ose tre raste, por Real Madridi mbetet një ekip i madh dhe ne luajtëm në të njëjtin nivel me ta sot”, ka thënë Politano për Sky Sport Italia. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app