LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi afër transferimin të Van de Beek

Real Madridi afër transferimin të Van de Beek

Real Madridi është më afër nënshkrimit të mesfushorit të Ajaxit, Donny Van de Beek.

Van de Beek, 22 vjeç, është një reprezentues holandez që shënoi 17 gola sezonin e kaluar, përfshirë golin e vetëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

U tha në verë se kampionët holandezë vlerësojnë mesfushorin 65 milionë euro, por Real Madridi nuk dëshironte të paguante më shumë se 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.


Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit
Lexo po ashtu Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit

Sipas mediumit Daily Mirror, Manchester Unitedi dështoi të transferojë lojtarin për 40 milionë euro këtë verë, por tani vlera e lojtarit është rritur dhe ai është më afër Madridit.

Një raport tjetër në gazetën Marca javën e kaluar citoi lajmet e gazetës holandeze Voetbal duke thënë se ai nuk do të ndërroj klub në janar, por nuk përjashtoi një largim gjatë verës.

Van de Beek i kthen përgjigje Real Madridit: Nuk largohem në janar
Lexo po ashtu Van de Beek i kthen përgjigje Real Madridit: Nuk largohem në janar

Mesfushori qendror ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale tek gjigantët me qendër në Amsterdam dhe tanimë është një reprezentues i rregullt i Holandës.

Reali shpenzoi mbi 300 milionë euro në blerje këtë verë me Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Rodrygo Goes dhe Eder Militao në mesin e të ardhurve, ndërsa transferimi i Van de Beek mund t’iu kushtoj rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori