LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi largon kryqin nga emblema e klubit për vendet myslimane

Real Madridi largon kryqin nga emblema e klubit për vendet myslimane
Logo aktuale dhe ajo që do të përdoret në vendet arabe

Real Madrid ka arritur marrëveshje me një kompani nga Lindja e Mesme që kryqi katolik i cili është në fanellë të largohet shkaku i fesë myslimane që është shumicë në këtë vend.

Marka që është kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe është grupi që ka eksluzivitetin a fanellave  që do të shiten në vende si Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahrejni, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zëvendëspresidenti i kompanisë Marka, Khaled al-Mheiri, e ka shpjeguar marrëveshjen dhe pse do të largohet kryqi katolik në këto vende.


Logo aktuale dhe ajo që do të përdoret në vendet arabe

“Kemi të bëjmë me një çështje të ndjeshme pasi vendet e kësaj zone janë të ndjeshme me produktet që kanë kryq katolik”.

Kjo marrëveshje është deri në mars.

Real Madridi nuk ka dhënë sqarime për këtë gjë ende. Në të kaluarën edhe në reklamat e Emirates ishte larguar kryqi katolik. /Telegrafi/