LAJMI I FUNDIT:

‘Real Madrid dhe Barcelona nuk do të humbasin më’ – Simeone thotë se Atletico po ndiqet nga ‘dy përbindësh’ në garën për titull në La Liga

‘Real Madrid dhe Barcelona nuk do të humbasin më’ – Simeone thotë se Atletico po ndiqet nga ‘dy përbindësh’ në garën për titull në La Liga

Real Madrid dhe Barcelona nuk do të humbasin përsëri në garën për titull të Ligës ka thënë trajneri Diego Simeone, i cili ndjen se Atletico Madrid po ndiqet nga “dy përbindësh”.

Atletico ka vendosur ritmin në krye të La Ligas për pjesën më të madhe të sezonit 2020-21, por ka lejuar që vetëkënaqësia të zvarritet gjatë javëve të fundit.

Skuadra e Simeones ka fituar vetëm tre nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat me një barazim 0-0 në Getafe të shtunën, duke shënuar dështimin e tyre të fundit.


Trajneri argjentinas është i kujdesshëm se sa shpejt Real Madridi dhe Barca po mbyllin diferencën në krye të tabelës dhe po ia rrezikojnë titullin kampion.

Kush do të shpallet kampion: Parashikimi statistikor i ‘CIES Football Observatory’ për renditjen finale në ligat kryesore evropiane
Lexo po ashtu Kush do të shpallet kampion: Parashikimi statistikor i ‘CIES Football Observatory’ për renditjen finale në ligat kryesore evropiane

“Unë largohem nga këtu duke e ditur që ekipi po luan mirë. Ne duhet të jemi më të qetë. E dimë që Real Madridi dhe Barcelona nuk do të humbasin deri në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Simeone për gazetarët pas ngërçit ndaj Getafes.

“Nervat nuk po largohen dhe ne vetëm duhet të vazhdojmë me të”.

“Presioni është normal. Ne kemi qenë në krye gati për të gjithë sezonin. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje për të bërë”.

Gara për titull në La Liga: Kush ka orar më të mirë deri në fund nga katër kandidatët
Lexo po ashtu Gara për titull në La Liga: Kush ka orar më të mirë deri në fund nga katër kandidatët

“Njerëzit po thoshin se Barcelona ishte e keqe dhe shikoni se çfarë bënë në Paris. Ata kanë një president të ri dhe eksitimi po rritet”.

“Real Madrid gjithmonë merr pikë nga ndeshjet e tyre. Ne kemi punën tonë në dorë ndërsa vazhdojmë rrugën tonë. Kemi dy përbindësh poshtë nesh që duan të jenë aty ku jemi”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori