Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të ministrit për punë të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i cili shfuqizoi vendimet e kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Konjufca në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme atakon 14 konsuj në disa Ambasada të Republikës së Kosovës në botë.
Në reagimin e PIPS, thuhet se ata në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë thirrje për respektim të legjislacionit në fuqi në raport me shërbimin diplomatik e konsullor të Republikës së Kosovës.
Sipas tyre, ky shërbim ka vuajtur nga ndërhyrjet politike duke dëmtuar përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Punimet monitoruese të PIPS kanë ngritur shqetësime publike për shkeljet ligjore në proceset e emërimit, rotacionit, gradimit dhe kthimit nga detyra në shërbimin diplomatik. Gjatë mandatit të Qeverisë së fundit vendimet e politikës së jashtme kosovare janë përshkuar nga mosrespektimi i kritereve, që ka mundësuar rritjen e praktikës së diplomacisë personale, të filluar shumë vite më herët. Vendimi i sotëm duhet të shihet si fillim i vendosjes së praktikave meritokratike brenda shërbimit diplomatik, që do t’i mundësonin qytetarëve kosovarë një përfaqësim ndërkombëtar të denjë, ashtu siç e meritojnë, ndër tjera duke vënë në pah vlerat paqedashëse dhe demokratike të shoqërisë kosovare. Shërbimi diplomatik profesional është absolutisht qenësor për Kosovën, që të zbatojë një politikë të jashtme efektive dhe me rezultate”, thuhet në reagimin e PIPS-it.
Për më tepër, PIPS vlerëson që Konjufca duhet të rishikojë mundësitë për të adresuar shkeljet ligjore në disa kategori.
“PIPS vlerëson që Ministri Konjufca duhet të rishikojë mundësitë për të adresuar shkeljet ligjore në këto kategori: Shefat e misioneve diplomatike sipas çelësit politik, të riemëruar për së dyti në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme; Të dërguarit nëpër Ambasada të emëruar pas datës 19 korrik 2019, domethënë pas dorëheqjes së qeverisë Haradinaj; Të rishikojë të gjitha vendimet për emërimin e Konsujve e Nderit; Të rishikojë në mënyrë të detajuar procesin e emërimit të Shefave të Misioneve aktual, duke qenë se ka pasur ankesa në Komisionin për Punë të Jashtme se një apo më shumë Shefa Misionesh janë dërguar në detyrë pa u intervistuar nga Komisioni që përbën shkelje ligjore”, thuhet në fund të reagimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A