Reagon MTI: Për njehsorët Kohler ka pasë paraburgime, pezullime nga puna, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë
- LEXO PO ASHTU: Edhe Vetëvendosje bën publik skandalin: Po bëhet vjedhje institucionale përmes njehsorëve të rrymës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me anë të kësaj komunikate shprehet se dëshiron të informojë në lidhje me zhvillimet që kanë ndodhur në procesin e miratimit dhe të tërheqjes së miratimit të njehsorit të energjisë elektrike të tipit AEL.TF.04-1, të prodhuesit Kohler nga Turqia.
“Po e sqarojmë që në fillim që historiku i këtij rasti daton që nga viti 2013 kur edhe janë marrë vendimet kryesore të cilat kanë të bëjnë me miratimin e këtij tipi të njehsorëve. Para se të japim informatat në lidhje me veprimet që janë ndërmarrë gjatë këtij mandati qeveritar, dëshirojmë t’ju njoftojmë mbi kronologjinë e ngjarjeve të ndërlidhura me këtë rast që nga viti 2009.
Agjencia e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë bën kontrollimin e të gjitha pajisjeve matëse ligjore që përdoren në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo Agjenci ka miratuar tipin e njehsorëve AEL.TF.04 të prodhuesit Kohler në vitin 2009. Versioni i fundit i këtij tipi është miratuar në korrik të vitit 2013. Miratimet e tilla bazohen në teste për lejim të tipit të laboratorëve të akredituar ndërkombëtarisht.
Megjithatë, pas fillimit të instalimit të njehsorëve të energjisë elektrike të tipit AEL.TF.04-1 të prodhuesit Kohler, në nëntor të vitit 2013 janë shfaqur defekte në punën e një numri të këtyre njehsorëve. Agjencia e Metrologjisë është njoftuar për këto defekte dhe ka marrë vendimin për suspendimin e përkohshëm të miratimit të tipit dhe ka filluar hulumtimin e këtyre rasteve.
Një komision zyrtar ka bërë testimet për saktësi të matjes, në tavolinat testuese (pasi që në Kosovë nuk ekzistojnë laboratorë ku mund të bëhen analiza të plota) gjatë muajve shkurt, mars dhe prill 2014 dhe të gjitha testet kanë rezultuar të jenë në kufij të lejuar të matjeve. Në bazë të këtyre testimeve, në prill të vitit 2014, drejtori i Agjencisë së Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e ka tërhequr suspendimin e përkohshëm të miratimit të tipit.
Për rastin në fjalë janë hapur hetime nga organet kompetente dhe është kërkuar nga Agjencia e Metrologjisë suspendim i sërishëm i miratimit të tipit si dhe janë kërkuar teste të plota për miratim të tipit në një laborator të akredituar në shtetet e Bashkimit Evropian.
Rezultatet e testimeve të bëra në laboratorin ‘Netherlands Metrology Institute’ (Instituti Holandez i Metrologjisë), i cili është i akredituar për matje elektrike, kanë rezultuar me devijime në 3 nga 38 indikatorë të testuar. Agjencia e Metrologjisë ka konstatuar që tipi i njehsorëve të energjisë elektrike AEL.TF.04-1 të prodhuesit Kohler nuk i plotëson kushtet tekniko-metrologjike të parapara me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës, dhe më 5 dhjetor të vitit 2014 ka marrë vendim që ta tërheq miratimin e tipit. Sipas legjislacionit në fuqi, vendimet e Drejtorit të Agjencisë së Metrologjisë mund të ankimohen tek një Komision të cilin e formon Ministri i MTI-së.
Pas marrjes së mandatit, më 12 dhjetor 2014, ministrja Hykmete Bajrami është njoftuar për rastin në fjalë dhe në pajtim me procedurat ligjore dhe kompetencat e saj si ministre e MTI-së ka formuar një Komision profesional prej tre anëtarësh (ekspertë të jashtëm) për të shqyrtuar administrativisht ankesat në vendimin e drejtorit të Agjencisë së Metrologjisë. Brenda afatit ligjor është dorëzuar ankesa nga kompania importuese e njehsorëve të energjisë elektrike AEL.TF.04-1 të prodhuesit Kohler dhe Komisioni pas shqyrtimit të saj, bazuar në evidencën e ofruar nga MTI, në Raportin e datës 10 prill 2015 e ka refuzuar ankesën si të pabazë. Megjithatë, Komisioni ka konstatuar që Agjencia e Metrologjisë ka aprovuar njehsorin AEL-Tf.04-1 si mjet matës në mënyrë të jashtëligjshme dhe se gjatë miratimit të mjetit matës të prodhuesit Kohler janë shkelur procedurat.
Më 29 prill 2015, ish-drejtori i Agjencisë së Metrologjisë (tashmë i ndjerë) dhe zyrtarja e metrologjisë për madhësi elektrike janë paraburgosur me urdhër të prokurorit në lidhje me rastin e miratimit të tipit të njehsorëve të prodhuesit Kohler. Më 6 tetor 2015, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Agjencisë së Metrologjisë dhe dy zyrtarëve të kësaj agjencie, si dhe një menaxheri të KEDS.
Zyrtarët e lartëpërmendur, në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil, Neni 69, janë pezulluar nga puna, ndërkaq veprimet vijuese do të ndërmerren në përputhje me legjislacionin në fuqi, varësisht nga vendimet gjyqësore.
Kompania importuese e njehsorëve të prodhuesit Kohler ka paraqitur ankesë tek organet kompetente në lidhje me vendimin e Komisionit profesional dhe lënda është ende në procedurë.
MTI ka bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti dhe rithekson gatishmërinë e saj për të ofruar tërë përkrahjen institucionale për përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi dhe zbatimin e plotë e të menjëhershëm të vendimeve gjyqësore.
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij rasti, dhe duke çmuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, MTI i bën thirrje të gjithë akterëve që të mos ndikojnë në këtë proces për arsye të përfitimeve politike”, thuhet në ankesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme